
Milani fitoi të martën në mbrëmje trofeun "Silvio Berlusconi", duke mundur 3-1 në "San Siro" Monzën që drejtohet nga Alessandro Nesta. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i Milanit, Paulo Fonseca.
"Çfarë emocionesh ndjetë sot?
Ndjenja është shumë pozitive. Sot ishte ndeshja e parë, ishte shumë pozitive me tifozët tanë. Kemi pesë javë punë, kemi ende shumë për të punuar dhe përmirësuar. Kemi filluar të shohim gjëra që janë idetë e lojës tonë, por duhet të vazhdojmë të punojmë. Milani dëshiron të dominojë, ta rikuperojë topin në fushë, tashmë mund të shohim diçka në këtë drejtim.
A ju mungon mesfushori që doni?
Ky mesfushor është Fofana, e dimë të gjithë.
Saelemaekers dhe Morata…
Morata punon shumë me ekipin, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Ai nuk ka punuar shumë me ne, por ka luajtur mirë. Është hera e parë që punoj me Saelemaekers, të gjithë thonë se ka ndryshuar. Nuk e di nëse është e vërtetë, por më pëlqen. Ai punon në pozicione të shumta dhe gjithmonë bën zgjedhje të mira me topin. Si trajner dua që të qëndrojë me ne.
Dy fjalë për Jovic dhe paraqitjet e tij?
Unë nuk e njihja mirë Jovic, më ka befasuar javët e fundit. Ai është një lojtar që mund ta ndihmojë shumë ekipin në zonë. Mënyra se si ka punuar në javët e fundit më ka pëlqyer shumë", tha mes të tjerash Fonseca.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Trofeu 'Silvio Berlusconi' i përket Milanit, Monza bie 3-1! Morata nga minuta e parë
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dramë në ‘San Siro’, Feyenoord nxjerr jashtë Champions League Milanin
18 Shkurt, 20:56
-
Fitorja kundër Feyenoord vlen 11 mln euro, trajneri i Milanit: Kemi të paktën 90 minuta, Championsi motivim
18 Shkurt, 11:32
-
Milani dhe Atalanta kërkojnë përmbysjen, Bayern e Benfica me 'një këmbë' në 1/8! Rikthehen sot emocionet e Champions League
18 Shkurt, 09:13
-
GOLAT/ Juventusi fiton 1-0 derbin me Interin dhe i prish punë zikaltërve! Fiorentina dy humbje radhazi, Roma i falet Soule
16 Shkurt, 16:15
-
GOLAT/ Napoli barazon 2-2 në 'Olimpico', rihapet gara për kreun e Serie A! Milani i falet Gimenez, ngec Atalanta
15 Shkurt, 22:55
-
Te Milani tërbohen me Conceiçaon, e ardhmja e trajnerit në pikëpyetje! Hatërmbetja e Ibrahimovic
14 Shkurt, 14:29
-
Champions League/ Milani bie në aktin e parë, Feyenoord e mposht 1-0! Fitojnë Bayern e Benfica, dramë e akuza te Atalanta
13 Shkurt, 08:31
-
Milani sfidohet nga Feyenoord, Conceiçao: Jemi këtu për shkak të defekteve tona
12 Shkurt, 14:27
-
Champions League/ Sot katër ndeshjet e radhës, Milani udhëtim delikat në Holandë! Gjimshiti në Belgjikë, Celtic sfidon Bayern
12 Shkurt, 09:48
-
Milani nxjerr listën e gabimeve të arbitrave, Ibrahimovic: Më shumë respekt për ne, do ankohemi
11 Shkurt, 12:52
-
Monza shkarkon trajnerin, rikthen pas dy muajsh në stol Alessandro Nestën
10 Shkurt, 17:32
-
GOLAT/ Napoli gabon në shtëpi, ndalet 1-1! Roma i falet penalltisë së Dybala, Lazio 'shuplakë' Monzës
9 Shkurt, 15:27