Stefano Pioli është zyrtarisht trajneri i ri i ekipit të Milan. ‘Djalli’ me anë të një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar se 53-vjeçari do të zëvendësojë Marco Xhampaolo-n të shkarkuar vetëm pas 7 javësh.
Me Milanin Pioli ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare nga e cila do të përfitojë 1.5 mln euro në sezon, ndërsa paga mund të shkojë deri në 2 mln euro në rast se kuqezinjtë kapin zonën Champions. Më herët për pankinën e Milanit u përfol një tjetër ish-teknik mziklatër si Luciano Spalletti, por kontrata që ky I fundit ka akoma me zikaltërit u bë shkak që kjo marrëveshje të dështonte.
Pioli do të kryejë sot seancën e parë stërvitore te Milan, ndërsa nga tifozët nuk është pritur mirë për shkak të një deklarate në vitin 2016 kur drejtonte Interin. Në atë kohë trajneri deklaronte se aid he familja e tij janë tifoz të zjarrtë të zikaltërve.