Trajneri i Rumanisë Anghel Iordanescu, rrezikon shkarkimin pas eliminimit nga Euro 2016, me humbjes përballë Shqipërisë në Kampionatin Europian.
“Humbja është humbje dhe ndjehemi keq për këtë. Patëm shumë raste për gol. Nisëm mirë ndeshjen, por për shkak të një gabimi në mbrojtje, pësuam gol.
Mendoj se tifozët e Shqipërisë i dhanë energjinë e mjaftueshme ekipit dhe kjo i ndihmoi atyre të shënonin”deklaroi ai.
Anghel Iordanescu ka gjetur momentin për të shfryrë edhe ndaj gazetarëve. “Unë ju njoh juve si gazetarë që gjithmonë e shkatërroni imagjinatën e futbollit. Ne pësuam humbje, por kjo nuk ishte një mbrëmje e zezë”deklaroi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com