Për mua Shqipëria e fundit” tha ai. Sfida e lëshuar nga trajneri holandez që drejton Serbinë ka nxehur akoma më shumë ndeshjen mes dy ekipeve që mbart brenda saj edhe shumë inate të vjetra historike. Ndërsa ekipi kombëtar vazhdon përgatitjet, për ndeshjen e parë zyrtare kundër Portugalisë, që do të zhvillohet në Aveiro më datë 7 shtator.
Prej ditës së hënë, 24 futbollistë janë vënë në dispozicion të trajnerit Xhani De Biazi dhe stafit të tij. Ekipi, vazhdon ti zhvillojë përgatitjet e tij për këtë ndeshje, në La Coruna të Spanjës. Paraditen e të martës, skuadra ka zhvilluar një stërvitje në palestër. Në orën 17.30 do të zhvillohet seanca stërvitore sipas programit të përcaktuar. Sipas menaxherit të ekipit Alban Bushi gjithçka po shkon mjaft mirë, në dy ditët e para të grumbullimit. “Kushtet janë shumë të mira dhe skuadra po vazhdon e qetë përgatitjet e saj, për ndeshjen me Portugalinë”- ka deklaruar ai.
d.b/shqiptarja.com
