Trajneri i shahut apelon: Të ngrihet një akademi, të rinjtë stërviten në shtëpi

Gjatë intervistës në studion e Rreze Dielli, trajneri i shahut Kristaq Andoni, tha se i vetmi problem që aktualisht përballet Federata Shqiptare e Shahut, është mungesa e një vendi ku bëhen stërvitje apo ku mund të organizohen konkurse për shahistët pa dallim moshe që e duan shahun.

“Nëse më pyesin sot se çfarë i mungon shahut në Shqipëri, do thoja një ambient për t’u stërvitur” tha në studio trajneri.

Kristaq Andoni thekson se i ka bërë apel shtetit që të gjendet një vend sa më parë për shahun dhe të bëhen politika që shahistët e talentuar të mos largohen kurrë nga Shqipëria.

”Aktualisht të gjithë shahistët stërviten në kushte shtëpie, pasi nuk kanë një vend për të ndjekur talentin e tyre” shtoi ai, edhe pse në Kampionatin e Klubeve të Shahut që po zhvillohet tani në Durrës, për herë të parë në Shqipëri, ku kanë ardhur rreth 700 shahistë nga e gjithë bota, ne u përfaqësuam me 5 ekipe shumë denjësisht.

MC/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi