'Trajneri i trajnerëve', ndahet nga jeta legjenda e futbollit kroat! Drejtoi edhe Prishtinën

'Trajneri i trajnerëve', ndahet nga jeta legjenda e futbollit kroat! Drejtoi edhe Prishtinën

Miroslav Blazevic

Legjenda e futbollit kroat, Miroslav Blazevic u nda nga jeta këtë të mërkurë në moshën 87 vjeçare. Dy ditë para ditëlindjes së 88-të, Blazevic nuk i mbijetoi sëmundjes së rëndë nga e cila vuante prej 2011.

Blazevic u diagnostikua për herë të parë me kancer të prostatës në vitin 2011, por e luftoi sëmundjen e egër. Një vit pas kësaj, ai u operua nga melanoma. Në shtator 2019, sëmundja iu rikthye sërish trajnerit dhe për fat të keq e mposhti këtë mëngjes.

I lindur në Bosnjë dhe Hercegovicnë, Blazevic luajti dhe drejtoi shumë skuadra në ish shtetin jugosllav dhe në Zvicër. Suksesin më të madh ai e arriti në drejtimin e kombëtares kroate në vitin 1996, ku doli në çerekfinalet e Evropianit, teksa dy vite më vonë në Kupën e Botës në 1998 siguroi vendin e tretë.

Blazevic e mbylli karrierën në vitin 2015, teksa ka marrë edhe titullin "trajneri i trajnerëve". Kroati në vitet 1985-1987 drejtoi edhe skuadrën e Prishtinës në Kosovë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja