Trajneri i Vitit, De Biasi kandidat

Trajneri i Vitit, De Biasi kandidat
Gazeta më e madhe sportive italiane, “Gazzetta Dello Sport” vendos trajnerin e Shqipërisë, De Biasi mes 10 teknikëve për Çmimin e Trajnerit të Vitit.

Italiani i natyralizuar si shqiptar vlerësohet për kualifikimin e Shqipërisë në Europianin e Francës, ndërsa nuk do ta ketë aspak të lehtë për të triumfuar, pasi në garë janë edhe Antonio Conte që kualifikoi Italinë, Alegri me sukseset në drejtimin e Juves, por edhe Sarri i Napolit.

Kandidaturat e tjera për trajnerin më të mirë janë nga disiplina të tjera, si volejbolli, tenisi, basketbolli apo gjimnastika dhe çiklizmi. Megjithatë De Biasi ka shanse për të triumfuar për të shtuar një tjetër çmim në CV e tij pas shumë të tillëve në Shqipëri dhe vlerësimeve maskimale nga e gjithë bota. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën