Në prag të takimit Zvicër - Shqipëri vazhdojnë deklaratat nga të dy kampet rrespetikve.
Ottmar Hitcfeld ka deklaruar në mediat vendase se i trembet shpirtit luftarak të shqiptarëve në fushë, prandaj kërkon shumë kujdes dhe vigjilencë maksimale nga të besuarit e tij në fushë gjatë 90 minutave.

“Në grupin tonë nuk ka kundërshtarë të lehtë. Takimi i radhës ka shumë domethënie dhe do jetë njëri nga më të vështirët në këto eliminatore. Shqipëria ka një ekip me shpirt luftarak, të cilët do të kërojnë që të mos dalin duarbosh nga kjo ndeshje. Aq më tepër prej faktit që në kombëtaren zviceriane luajën pesë futbollistë shqiptarë" përfundon Hicfeld.

Ndërsa në kampin kuq e zi atmosfera është e qetë, pasi trajneri De Biazi ka bërë thirrje për shmangie të euforisë pas fitores me Qipron. Ndeshja me Zvicrën do të jetë mjaft e vështirë, por nga portieri Ujkani dhe deri te sulmi të gjithë futbollistët pohojnë një zëri se do të japim gjithcka për të marrë të paktën një pikë në Lucerne.

(d.b/shqiptarja.com_