Trajneri Luis Enrique lë Romën:
Po iki, nuk arrita që të jap 100%

Trajneri Luis Enrique lë Romën:<br />Po iki, nuk arrita që të jap 100%
Trajneri i Romës, Luis Enrique ka ndjekur shembullin e Pep Guardiolës i cili para pak ditësh paralajmëroi largimin nga Barcelona. I rrethuar nga lojtarët dhe paksa i emocionuar, Enrique ka zyrtarizuar largimin nga Roma para lojatareve të tij.

“Djema unë po iki. Më duhet të largohem, më ka mbetur edhe 1 ndeshje me ju” iu tha Enrique në stërvitje lojtarëve. Enrique do të zhvillojë sfidën lamtumirëse këtë javë në ndeshjen ndaj Cesenës.

"Po iki sepse nuk arrita të imponoj në fushë, rregullat e futbolit që doja unë. Kam bërë disa zgjedhje dhe kërjkoj falje nëse kam gabuar. Po lë Romën se nuk dhashë 100%, edhe kjo është humbje e madhe" tha "Lucho".(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Kosovës ‘poshtërojnë’ ata të Shqipërisë, fitojnë 5-0 në miqësoren e Prishtinës

Deputetët e Kosovës ‘poshtërojnë’ ata të Shqipërisë, fitojnë 5-0 në miqësoren e Prishtinës