Trajneri i ekipit të Tiranës, Nevil Dede ka qenë kryefjala e kësaj jave në Shqipëri pas incidentit që ndodhi në Kavajë mes tij dhe kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. Por trajneri bardheblu gjatë ditës së djeshme me një letër publike deklaron se ndien keqardhje për faktin se denoncimi i tij është përdorur politikisht duke u larguar nga fenomeni.
"Klubi i futbollit Tirana nuk e ka në moral dhe në traditë të kërkojë pikët e ndeshjes me Besën, për të vetmin fakt sepse brenda fushës u luajt futboll i vërtetë... ne denoncojmë fenomenin dhe gjithashtu duam të jemi të fundit, e ndërkohë nëpërmjet emrit tonë të madh e të rëndë në futbollin Shqiptar të bëjmë ndryshimin e duhur për hir të sportit, investimeve serioze, korrekte dhe të pastra.
Unë personalisht si trajner i Tiranës e quaj kapitull të mbyllur dhe jo personal. Gjithashtu, më vjen shumë keq që ky incident ka marrë ngjyra politike. Më intereson vetëm ekipi dhe kundërshtari i radhës Flamurtari. Faleminderit Nevil Dede". Kjo ka qenë letra publike e Dedes për mediat.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.02.2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com