Një episod dhune i paprecedent u verifkua në mesin e ndeshjes Fiorentina-Novara, në kampionatin italian të futbollit. Trajneri Delio Rossi ka dhunuar futbollistin serb Adem Ljajic me grushte në fytyrë dhe më pas e ka ofenduar. U desh ndërhyrja e stafit që situata të qetësohej.

Por shumë pak nga përfundimi i ndeshjes, trajneri i Fiorentinës, Delio Rossi është shkarkuar nga pankina e skuadrës. Njoftimi u dha në televizion nga dal presidenti Andrea Della Valle:

"Një akt i rëndë i një personi nën përgjegjësinë time. Fola me Rossin në dhomat e zhveshjes dhe ishte gati të kërkonte falje publike. Edhe Ljajic do ketë sanksione" tha presidenti i Fiorentinës.(rb/shqiptarja.com)