Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, thotë se ai nuk e kupton Pep Guardiolën kur thotë se Barcelona nuk ka shanse për ta fituar titullin. Ish tekniku i "merengues" ka thënë se në "El Classico" katalanasit mund të marrin një supremaci të madhe, pasi diferenca është 4 pikë aktualisht.

Bernd Schuster, i cili gjatë karrierës së tij si futbollist kishte luajtur edhe për Barcelonën, thotë se skuadra Blaugrana mund të llogarisë për tre pikë në ndeshjen El Classico, që zhvillohet të shtunën e ardhshme (21 prill).

“Unë nuk e kam kuptuar dhe nuk e kuptoj Pep Guardiolën kur thotë se nuk mund ta fitojnë ligën këtë sezon, pavarësisht diferencës 4 pikë, pasi ata zakonisht e bëjnë këtë. Është e pamundur që Reali i Madridit të fitojë në Nou Camp”, ka thënë gjermani që ka drejtuar Realin.(rb/shqiptarja.com)