Në prag të ndeshjes gjysmëfinale në Euro 2012 kundër Portugalisë, trajneri i Spanjës, Visente del Boske është duke menduar edhe më shumë se si ta frenojë Kristiano Ronaldon. Në një intervistë për radion spanjolle “Onda Cero”, Del Boske ka dhënë vlerësimet e tij mbi kundërshtarin.
“Portugalia ka futbollistë mjaft të fortë në mbrojtje. Rrezik paraqesin sidomos mbrojtësit anësorë, të cilët shpesh hidhen në sulm. Atyre nuk u duhet shumë për t’u shfaqur të rrezikshëm. Ata mund të luajnë në kundërsulme dhe të dërgojnë topa të gjatë për Ronaldon, kurse dihet se ai është një futbollist unik. Askush tjetër nuk është si Kristiano”, ka theksuar Del Boske.
Ai duket se ka frikë të madhe nga ylli i Real Madridit, i cili në dy ndeshjet e fundit në Euro 2012 ka shkëlqyer. “Duhet ta markojmë sa më mirë Ronaldon dhe të mos e lejojmë të marrë topin dhe të bëjë lojën e tij. Lojtarët e mi duhet ta ndihmojnë njëri – tjetrin në mënyrë që kur ai të jetë në zotërim të topit t’ia marrin atë sa më shpejt".
"Nuk duhet t’i lejojmë Ronaldos aspak hapësirë për lojë”, është shprehur timonieri spanjoll. Ndeshja ndërmjet Portugalisë dhe Spanjës, zhvillohet, të mërkurën, në stadiumin “Donbass Arena” në Donjetsk. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com