Trajnim dy-ditor për 50 mjekë të
urgjencës në disa qytete te vendit
Është zhvilluar në Tiranë trajnimi i dytë me 50 mjekë dhe infermierë të shërbimit të Urgjencës së spitaleve Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë, në kuadër projektit për “Përmirësimin e shërbimeve të urgjencës në zonën bregdetare” që realizohet nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Rajonin e Toskanës (Itali), në kuadrin e Programit italo-shqiptar të konvertimit të borxhit IADSA.
Është zhvilluar në Tiranë trajnimi i dytë me 50 mjekë dhe infermierë të shërbimit të Urgjencës së spitaleve Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë, në kuadër projektit për “Përmirësimin e shërbimeve të urgjencës në zonën bregdetare” që realizohet nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Rajonin e Toskanës (Itali), në kuadrin e Programit italo-shqiptar të konvertimit të borxhit IADSA.
Programi, i cili ka ofruar rreth 320 mijë euro pajisje mjekësore, të teknologjisë më bashkëkohore dhe aparatura moderne jetëshpëtuese, në të 5 urgjencat spitalore, mundësoi gjithashtu edhe kurse trajnimi nga ekspertët e Rajonit të Toskanës për personelin e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore të pesë
spitaleve të zonës bregdetare, për rritjen e tyre nga ana profesionale.
Ky trajnim, i cili u zhvillua përgjatë dy ditëve, kishte në fokus shërbimin e Reanimacionit dhe përdorimin e pajisjes së monitor defribrilator si për grupmoshat e rritura ashtu edhe për fëmijët.
Trajnimi u zhvillua në dy rrafshe, në atë teorik por edhe në rrafshin praktik. Trajnimi u drejtua nga mjekët e ardhur nga Rajoni i Toskanë, Dr. Paola Innoncenti, Dr. Paola Calzolari, mjek reanimator si dhe nga Dr.Francesco Mannelli.
Ky ishte trajnimi i dytë që zhvillohet ndërsa është parashikuar të zhvillohen edhe dy trajnime të tjera. Procesi i trajnimit do të përfundojë brenda muajit Prill në mënyrë që personeli mjekësor që shërben në Urgjencat e pesë spitaleve bregdetare të vendit të jenë të gatshëm për të shërbyer gjatë
sezonit turistik.
Shërbimi i Urgjencës në të pesë spitalet e vendit, që përfitojnë nga ky projekt, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë, është pajisur me pajisje mjekësore, të teknologjisë më bashkëkohore dhe aparatura moderne jetëshpëtuese, në mënyrë që të jenë të gatshme për t’ju përgjigjur nevojave të
qytetarëve që do të kenë të nevojë.
Në shkallë vendi, shërbimi i urgjencës deri vjet i cunguar në mjete dhe në kapacitetin pritës, sot ka 127 autoambulanca nga 70 që numëronte më parë, si dhe 500 të punësuar rishtas i janë shtuar personelit të këtij shërbimi.
Qeveria do të miratojë së afërmi për personelin mjekësor të këtij shërbimi një rritje page prej 25 % krahasuar me pagat aktuale. Kurse në zonat turistike, funksionojnë tashmë përgjatë sezonit veror 25 Qendrat Shëndetësore, të cilat ofrojnë shërbime mjekimi dhe ku gjatë sezonit të kaluar
turistik, rreth 45 mijë persona morën shërbim të menjëhershëm shëndetësor.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31