Mazhoranca e re ka propozuar ngritjen e një këshilli konsultativ mbi pushtetin vendor i cili do të bashkëpunojë dhe mbi politikat e BE-së. Në këtë kuptim, duket se do të kërkohet një bashkëpunim edhe më i gjerë dhe konsultime për të thithur sa më shumë investime nga fondet që do të japë BE.

Angazhimi do të jetë: “Të përmirësojë koordinimin ndërmjet qeverisë qendrore dhe asaj vendore, duke krijuar një këshill konsultativ që do të trajtojë në veçanti edhe fushat që lidhen me politikat e BE-së”, thuhet në prioritetet e qeverisë.