Trajtimet kozmetike,vajzat shqiptare
pre e mashtrimeve, shpërfytyrohen 

Trajtimet kozmetike,vajzat shqiptare<br />pre e mashtrimeve, shpërfytyrohen 
Pamja e jashtme është një nga pikat e dobëta të vajzave të cilat përpiqen të përdorin çdo lloj mjeti për t'u ndier mirë me anën fizike.

AFP i kushton një shkrim mënyrës sesi gratë shqiptare përdorin produket kozmetike të cilat kanë pasoja fatale për lëkurën e tyre. Në mjaft raste bien pre e mashtrimeve duke rrezikuar jetën.

Dhe shqiptarja që rrëfen historinë e saj është Emira Sela e cila mbulon fytyrën për të fshehur shpërfytyrimin i cili është shkaktuar nga një trajtim jo i duhur kozmetik që ka bërë në Shqipëri.

31-vjeçarja shqetësohet kur sheh se në fytyrën e saj shfaqen rrudha. Estetistja e kishte bindur se një injeksion i thjeshtë që kushtonte 60 euro do të zhdukte të gjitha shenjat e rrudhave .

“Ajo më siguroi se nuk kishte asnjë rrezik. Madje ajo është edhe e njohur për trajtime të tilla. Nuk e mendova dy herë, i besova pa bërë asnjë pyetje”,-rrëfen 31-vjeçarja me flokë të verdhë dhe sy të errët, ndërsa zëri i saj dridhet.

Sallonet e bukurisë në Shqipëri ofrojnë trajtime të tilla kozmetike në një hapësirë vakume ligjore.

Një injeksion i vetëm mbi Emirën ishte i mjaftueshëm që ajo të rrezikonte edhe jetën e saj.

Pavarësisht mjekimeve ajo kishte dhembje, temperaturë dhe të përziera. Deformimi në pjesën e djathtë të mjekrës ka bërë që njëri prej syve të qëndrojë gjysmë i mbyllur dhe fytyra është pothuajse e paralizuar.

“Jam shpërfytyruar aq shumë saqë kam menduar të vetvritem”,-shprehet Sela për Associated Press e cila humbi punën si bankiere.

Tashmë ajo vetëm shpreson të bëj së shpejti një operacion kirurgjikal në një spital në Itali. Më tej në shkrim citohen edhe mjekë të cilët flasin për tendencat e fundit sa i përket ndërhyrjeve kirurgjikale.

Të jesh Kardashian
''Ka gjithnjë e më shumë mashtrues me shiringa”,-shprehet Panajot Papa, një kirurg plastik në një klinikë private në Tiranë.

Eriona Shehu, dermatologe në Spitalin Universitar të Tiranës, thotë se këto produkte të parregulluara sintetike, si silikoni likuid dhe acrylamide, janë duke u ofruar me çmime tepër të ulëta.

Dermatologia shprehet se vajzat duan të ngjajnë me show girl Kim Kardashian dhe në kërkim të bukurisë janë duke shkatërruar jetën. 

Mjekët shqiptarë thonë se mosha tipike e klientëve që marrin trajtime janë është midis 16 dhe 28 vjeç.

Mjekët e huaj e boshllëku ligjor
Mjekët shqiptarë janë të shqetësuar me faktin e ardhjes në Tiranë së mjekëve të huaj që vijnë në fundjavë nga shtete si Italia, Turqia dhe Greqia .

“Ata mund të mos kenë diplomë, kualifikim ose licencë për llojin e ndërhyrjes që bëjnë ose për të marrë përgjegjësinë për vijueshmërinë e ndjekjes mjekësore të pacientit”, tha Besim Boci, kreu i departamentit të ORL-së në Spitalin Universitar të Tiranës.

Për shkak të paqartësive ligjore, gjyqësori nuk mund të ndërhyjë.

Alba Nikolla, zëdhënëse ne gjykatën e Tiranës pranon se aktualisht është e pamundur “për të hapur çështje në prokurori bazuar vetëm në hetimet dhe ankesat”,-kundër praktikuesve.

Por Autoritetet janë të vendosur për të trajtuar këtë me një projektligj për të kontrolluar produktet kozmetike dhe sallonet e bukurisë, ky ligj është në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian, dhe do të mundësojë që autoritetet të mbyllin vendet mashtruese që përdorin produkte sintetike.

Dhe nëse efekti në shëndet është negativ, atëherë ata që ushrojnë një gjë të tillë mund të burgosen nga 3 deri në 10 vjet.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike