Trajtimi i kancerit me
rrezatim, ç’duhet të dini

Trajtimi i kancerit me<br />rrezatim, ç’duhet të dini
Çfarë është terapia me rrezatim (radioterapia)
Në doza të vogla rrezatimi përdoret për të marrë pamje të brendshme të trupit tonë, për qëllime diagnostikimi, pra për ekzaminime të ndryshme si p.sh mamografi apo grafia e gjirit, apo skopia e grafitë e ndryshme që përdorin rrezet X. Terapia me rrezatim përdor grimca ose valë me energji të lartë, të tilla si x-rrezet, rrezet gama, rreze elektronike ose protone, për të shkatërruar ose dëmtuar qelizat e kancerit.

Terapia me rrezatim quhet edhe me emra të tjera, si radiotherapi, rrezatim, ose terapi me rreze X. Terapia me rrezatim është një nga trajtimet më të zakonshme për kancer. Ky trajtim është shpesh pjesë e trajtimit kryesor për lloje të caktuara të kancerit, si kanceret e kokës dhe qafës, të fshikëzës së tëmthit, të mushkërive, dhe sëmundjes Hoçkin. Ndërsa për kancere të tjera terapi a me rrezatim, është terapi ndihmëse.

Rrezatimi mund të jepet si mjekim i vetëm ose përdoret me trajtime të tjera, si kirurgjia ose kimioterapia. Në fakt, ilaçe të caktuara janë të njohura se janë radiosensibël, që do të thotë se ata mund ti bëjnë në fakt qelizat e kancerit më të ndjeshme ndaj rrezatimit, i cili e lejon atë të vrasë më mirë qelizat e kancerit. Ka mënyra të ndryshme për të dhënë rrezatimin. Ndonjëherë një pacient merr më shumë se një tip të trajtimit me rrezatimi për të njëjtin kancer.

Si punon terapia me rrezatimi?
Të gjitha qelizat rriten dhe ndahen për të formuar qeliza të reja. Por qelizat e kancerit rriten dhe ndahen më shpejt se shumica e qelizave normale rreth tyre. Terapia me rrezatimin përdor pajisje të posaçme për të ofruar doza të larta të rrezatimit të qelizave kanceroze. Kjo dëmton qelizat e kancerit dhe shkakton vdekjen e tyre. Rrezatimi punon duke copëtuar apo thyer një copë të molekulës së ADN-së brenda qelizave të kancerit, e cila i detyron qelizat për tu rritur, ndarë dhe përhapur.

Qelizat normale përreth gjithashtu mund të preken nga rrezatimi, por shumica shërohen plotësisht nga efektet e trajtimit dhe kthehen për të punuar normalisht.
 dryshe nga kimioterapia, e cila ekspozon trupin e tërë për të luftuar kundër kancerit me ilaçe, terapia me rrezatim është zakonisht një trajtim lokal dhe synon e ndikon vetëm në një pjesë të trupit që është duke u trajtuar.

Disa trajtime përfshijnë substanca radioaktive që janë dhënë në mënyrë venoze ose nëpërmjet gojës. Në këtë rast, rrezatimi shkon, përhapet në të gjithë trupin. Por për pjesën më të madhe, substanca radioaktive mblidhet në zonën e tumorit kështu që ka efekt të vogël në pjesën tjetër e trupit. Qëllimi i radioterapisë është të lëshojë rreze të mjaftueshme për të shkatërruar qelizat kanceroze në vendin ku ato ndodhen në trupin tuaj, psh: në gji në rastin e kancerit të gjirit.

Përpara se të filloni trajtimin, është mirë të takoni specialistët eradioterapisë. Mjeku onkolog radioterapist do t’ju tregojë mundësitë e trajtimit duke biseduar me ju rreth zgjedhjes se çfarë është e vlefshme për ju. Ai do të hartojë planin e trajtimit me rrezatim duke pasur parasysh: Tipin e kancerit që ju keni; lokalizimin e tij; madhësinë e tij; stadin dhe gradën e kancerit; moshën tuaj; shëndetin në përgjithësi; efektet anësore të mundshme.

Trajtimi me rrezatim(radioterapia) mund të jetë mjekim i vetëm për kancerin ose i kombinuar me terapi të tjera, si ndërhyrja kirugjikale, kemioterapia. Në disa raste ju mund të bëni trajtimim me rrezatim (radioterapia) për: për të tkurrur apo mbledhur kancerin; për të menaxhuar shenjat e tij; Për të përmirësuar cilësinë e jetës nëse kancer është i pakurueshëm.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ