Trajtimi, një dietë pa
gluten për gjithë jetën

Trajtimi, një dietë pa<br />gluten për gjithë jetën
Personat me celiaki prodhojnë antitrupa ndaj glutenit. Zorrët e njohin glutenin si të dëmshëm dhe reagojnë ndaj tij duke e luftuar sikur të ishte bakter. Por:
Çfarë është sëmundja celiake?
Sëmundja celiake është një patologji që shkakton inflamacion në lumenin e zorrës së hollë.
Sëmundja celiake nuk vjen si rezultat i një alergjie apo intolerance ushqimore. Ajo është sëmundje autoimune që do të thotë se sistemi imun (që normalisht mbron organizmin nga infeksionet) gabimisht sulmon vetë organzimin. Sëmundje të tjera autoimune janë diabeti tipi I, artriti reumatoid (AR) dhe disa patologji të gjendrës tiroide.
Lumeni i zorrës së hollë përmban miliona struktura tubulare mikroskopike që quhen vile. Ato ndihmojnë ushqimin dhe përbërësit e tij të treten shumë mirë.
Në sëmundjen celiake, këto vile sheshohen për shkak të inflamacionit të lumenit duke bërë që ushqimi të mos përpunohet aq mirë.

Kush preket nga sëmundja celiake?
Zakonisht haset tek fëmijët e vegjël. Gjithsesi diagnostikohet në moshë të rritur, sidomos në dekadën e 4-5 të jetës. Rreth 1 në 4 raste diagnostikohen pas moshës 60 vjeç.
Sëmundja celiake shpesh trashëgohet nga brezi në brez. Pra, nëqoftëse në familje keni një person më këtë sëmundje (vëlla, motër, prind apo fëmijë) keni probabilitet 10% për ta zhvilluar. Gjithashtu takohet edhe në persona me sëmundje të tjera autoimune – patologji të tiroideve, AR dhe diabet tipi I.

Cilat janë shkaqet e sëmundjes celiake?
Shkaku është ndjeshmëria ndaj glutenit. Gluteni ndodhet në ushqime që përmbajnë grurë, elb dhe thekër, si edhe në ushqime të tilla si buka, brumërat dhe biskotat. Disa persona me sëmundje celiake mund të jenë të ndjeshëm edhe ndaj tërshërës.
Personat me celiaki prodhojnë antitrupa ndaj glutenit. Antitrupat janë proteina të sistemit imun që normalisht sulmojnë bakteriet, viruset dhe mikrobe të tjera. Zorrët e njohin glutenin si të dëmshëm dhe reagojnë ndaj tij duke e luftuar sikur të ishte bakter. Kështu në lumenin e zorrës zhvillohet inflamacion.
Sëmundja celiake zhvillohet edhe në bebe. Edhe fëmijët apo adultët që nuk kanë patur më parë celiaki mund të bëhen të ndjeshëm ndaj glutenit. Nuk njihet arsyeja pse disa njerëz bëhen të ndjeshëm ndaj tij.

Cilat janë simptomat e sëmundjes celiake?
Inflamacioni në lumenin e zorrës së hollë shkakton keqpërthithje të ushqimit. Duke mos thithur nutrientët e duhur shkaktohen simptoma të ndryshme.
Bebet
Shenjat mund të zhvillohen direkt, kur fëmija fillon të hajë ushqime që përmbajnë gluten. Ai mund të mos shtojë në peshë. Ushqimet nuk përthithen tamam, feçet mund të jenë të zbehta. Kanë diarre të ujshme me erë të keqe. Barku fryhet dhe ndodhin episode të përsëritura vjelljeje.
Fëmijët
Simptomat e fëmijëve me celiaki janë të njëjta me ato të bebeve. Keqpërthithje i nutrientëve shkakton defiçit vitaminash, hekuri dhe elementësh të tjerë. Si rrjedhojë shkaktohet anemi apo shqetësime të tjera. Duke qenë se yndyrnat nuk përthithen mirë feçet mund të jenë të zbehta dhe me erë. Zhvillohet diarrea. Gjithsesi, simptomat nuk janë shumë tipike dhe të dukshme. Nëse simptomat në zorrë janë të lehta gjëja e parë që vihet re është rritja e kufizuar dhe e vonuar.
Të rriturit
Keqpërthithja shkakton defiçencë në vitamina, hekur dhe nutrientë të tjerë. Anemia nga mungesa e hekurit ndodh shpesh. Simptoma të tjera përfshijnë: dhimbje barku që ikën dhe vjen, fryrje barku, distendim, diarre dhe lodhje ose këputje. Mund të ketë ulçër në gojë. Ka humbje peshe edhe pse jo te të gjithë.
Ka raste që lëkura irritohet, ka kruarje, quhet dermatit herpetiformis.
Nëse zhvillohen simptomat e mësipërme, celiakia diagnostikohet shpejt. Gjithsesi, jo gjithmonë zhvillohen simptomat tipike.

Si konfirmohet diagnoza?
Nëse dyshohet për sëmundje celiake duhet bërë analiza e gjakut për të parë praninë e një antitrupi të caktuar. Duhet që të konsumoni ushqim që përmbanë gluten për të paktën 6 javë përpara analizës.
Nëse analiza e gjakut është pozitive duhet t’i drejtoheni një specialisti për të kryer biopsi. Biopsia konsiston në marrjen e qelizave apo indeve nga lumeni i zorrës së hollë. Më pas ato vëzhgohen në mikroskop ku vihet re prania ose jo e ndryshimeve tipike të celiakisë. Biopsia zakonisht kryhet me një tub të hollë fleksibël (endoskop) i cili kalohet përmes ezofagut, arrin në stomak e deri në zorrën e hollë.
Nevojiten edhe teste të tjera për të kontrolluar gjendjen tuaj të përgjithshme si rrjedhojë e malnutricionit. Për shembull, analiza e gjakut bëhet edhe për aneminë dhe për nivelin e vitaminave, hekurit, proteinave, etj. Mjeku gjithashtu mund t’iu këshillojë për të bëre skaner të kockave për të parë nëse kockat janë prekur nga keq thithja e kalciumit dhe vitaminës D.

Shkrimi eshte botuar sot ne ALMEDICUS te gazetes Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza