VLORË - Traktet antiqeveritare të shpërndara dy ditë më parë në qytetin e Vlorës janë bërë objekt hetimi, i cili tashmë po verifikohet me imtësi nga prokuroria e Vlorës.
Ka qënë prokurori Ramadan Troci ai që ka nisur hetimet për këtë pjesë, duke proceduar për akuzën e “Thirjes publike për veprime të dhunshme”.
Lidhur me këtë rast policia e Vlorës ka marrë në pyetje disa persona që mendohet se kanë shpërndarë traktet, por pas marrjes së dëshmisë së tyre të gjithë janë liruar.
Traktet e shpërndara në zonën e Skelës, Portit dhe rrugët e Vlorës, u bënin thirrje qytetarëve vlonjatë të ngrihen kundër masave të marra kohët e fundit për energjinë dhe prishjen e banesave në lagjen “Kushtrimi”.
Në trakte shtroheshin pyejte si: “Ku është dinjiteti vlonjat”, “Ngrihu! apo “Ka ardhur koha!”
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com