BERAT - Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Urë Vajgurore-Çiflig.

Një traktor ka përplasur një motor të shpërndarjes së picave. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.