Trangujt meksikanë 'sëmurin'
SHBA, 1 i vdekur, 285 të infektua

Trangujt meksikanë 'sëmurin'<br />SHBA, 1 i vdekur, 285 të infektua
Trangujt e importuar nga meksika në SHBA kanë sjellë vdekjen e një personi dhe infektimin e 285 të tjerë me virusin e salmonellës. Lajmi është bërë publik nga departamenti amerikan i shëndetësisë.

Testet laboratorike kanë identifikuar trangujt si burimin e mundshëm të infeksionit. Pas kësaj importuesi i trangujve ka ndaluar menjëherë importin e tyre drejt SHBA, megjithatë Agjensia për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes me konsumimin e tyre.

Ndërkohë Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve në SHBA, po heton lidhur me përhapjen e këtij virusi. Sipas statistikave që nga 3 korriku 2015 janë identifikuar 285 persona të infektuar më këtë virus në 27 shtete të ndryshme të SHBA, ndërsa 1 person në Kaliforni raportohet i vdekur.

Salmonela është një sëmundje e cila prek zorrën e trashë duke shkaktuar temperaturë dhe diarre. Mjekët sqarojnë se shumica e njerëzve të infektuar shërohen brenda javës.
shba meksike
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm