Transaksione të dyshimta shumë milionëshe në Vatikan, pesë drejtues të pezulluar, Vatileaks-i i tretë...? (VIDEO)

Vatikan, telefonat celularë kumbojnë në boshllëk ose janë shkëputur. Gojët janë të qepura, madje edhe ato të prelatëve që zakonisht janë më të prirur për të folur në media. Askush nuk dëshiron të komentojë një skandal tjetër financiar që ka goditur Selinë e Shenjtë, pezullimin e pesë drejtuesve, dy në pozita të larta, pas një hetimi për transaksione financiare të paligjshme.

Transaksionet e dyshuara u bënë të mundura të verifikoheshin njëzet e katër orë pas sekuestrimit nga ana e policies të disa kompjuterave, dokumenta dhe pajisjesh të tjera elektronike në seksionin e parë të Sekretariatit të Shtetit të Vatikanit, që korrespondon me një lloj Ministrie të Brendshme dhe AIF-së, 'Autoriteti i Informacionit Financiar,’  autoriteti i themeluar në vitin 2010 nga Papa Benedikti XVI për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Operacioni në Sekretariatin e Shtetit u autorizua nga Papa Françesku personalisht nga momenti kur duhej të kapërcehej një kufizim juridiksioni pasi Pallati Apostolik i Vatikanit, ku ndodhet edhe Sekretariati i Shtetit, i është besuar mbrojtjes së Rojeve Zvicerane.

Pesë drejtuesit e pezulluar paraprakisht janë Drejtori i Autoritetit financiar, Përgjegjësi i Kongregatës së Shenjtëve dhe tre punonjës të Zyrës së protokollit të Sekretariatit të Shtetit.

Hetimi nga prokurori i Vatikanit është vetëm në hapat e parë. Ato që do të hetohen janë disa shitje pasurish të patundshme miliona dollarësh jashtë vendit, në veçanti në Londër dhe flukset financiare të fondeve të bamirësisë që vijnë në Selinë e Shenjtë nga të katër anët e botës.

Hetimi financiar është shenjë se diçka po ndryshon në Vatikan, të paktën transparenca, siç edhe kishte premtuar Papa Francesku. Gjithsesi ka edhe nga ata që cinikisht hipotezojnë se diçka më serioze fshihet nën këtë zjarr dhe se e gjitha kjo mund të jetë preludi i një Vatileaks-i të tretë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!