Një prej protestuesve nga qyteti i Vlorës në lagjen Kushtrimi, banesat e të cilëve do të prishen pasi preken nga rruga Transballkanike, i ka dërguar një email kryeministrit Rama duke i kërkuar që të shpronësohen banesat dhe me pas t’i lirojnë ato.
 
Po përmes emailit kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje duke i bërë të ditur se Parate e shpronesimit janë përcaktuar kohë më parë dhe janë lëvruar
 
“Mjafton te paraqisni certifikatën familjare në Zyrën e Entit të Banesave në Vlorë dhe menjëherë lekët kalojnë në llogarinë tuaj.”- thihet në përgjigjen e Ramës.
 
 
Emaili dërguar Ramës nga një prej banorëve të lagjes Kushtrim, Vlorë
Ne banoret e lagjes Kushtrimi ne Vlore kemi një problem jetik te cilin besojme duhet ta keni ndjekur dhe ne media i cili ka lidhje me shpronesimet e banesave tona te cilat preken nga projekti i rruges lidhese midis autostrades dhe transballkanikes.

Sic mund ta keni kuptuar nga protestat tona ajo qe kerkojme eshte e qarte.
Kerkojme te na shpronesohen banesat dhe me pas i lirojme ato ,gje e cila nuk po na garantohet as nga pushteti lokal as nga ai qendror deri me tani.

Duke shprehur konsideraten e larte per ju dhe institucionin qe ju drejtoni
Shpresojme ne nje zgjidhje sa me te shpejte te problemit ne te miren e te gjitha paleve.

Ne lidhje me kete ne banoret e lagjes Kushtrimi ju kemi pergatitur nje peticion te firmosur nga te gjithë banoret e lagjes.

Me respekt
Banoret e lagjes Kushtrimi
Vlore


Përgjigjja e kryeministrit Rama
I dashur Kreshik, 

Se pari me vjen shume keq per ato protesta te panevojshme dhe te kota, sepse jo vetem si kryeminister po per me teper si deputet i Vlores, nuk do lejoja kurre qe kush ka shtepine aty te dilte ne rruge pa u shpronesuar sipas ligjit. Parate e shpronesimit jane percaktuar kohe me pare dhe jane levruar ne dispozicionin tuaj. Mjafton te paraqisni certifikaten familjare ne Zyren e Entit te Banesave ne Vlore dhe menjehere leket kalojne ne llogarine tuaj. 

Po nuk kemi menduar vetem per shpronesimin e shtepive me hipoteke. Kemi menduar edhe per nje mbeshtetje financiare me qerane e dy viteve per banoret e ndertimeve pa leje, sepse pavaresisht se i kane ndertuar ne menyre te paligjshme buze shtratit te rruges dhe nuk kane asnje lloj dokumenti hipotekor, ne nuk mund t'i leme ne qiell te hapur. E njejta gje vlen edhe per ta, mjafton te paraqesin certifikten ne zyren e entit te banesave dhe do u jepen parate e qerase per dy vjet. Kete nuk na e detyron ligji, po morali i qeverise sone. 

Dhe e fundit, e gjithe kjo kategori banoresh pa dokumenta ligjore per shtepite e tyre, do te perfshihet ne listen e te pastreheve dhe ne do te mendojme me buxhetin e vitit 2016 dhe 2017, t'i sistemojme si te pastrehe permes bashkise Vlore. 

Prandaj miku im, mos humbi kohe me protesta e me vonesa te kota sepse ne kemi nxjerre fondin per ndertimin e pjeses se mbetur te Transballkanikes dhe s'do e leme Vloren pa rruge sic e lane njezet vjet. INUK-u nuk nderhyri ne afatin ligjor per t'ju dhene edhe nje jave kohe dhe koha po mbaron. Informoji te gjithe shkruesit e peticionit si edhe banoret qe perfaqeson per gjithe sa me lart dhe mos u beni me pengese per punen e madhe qe kemi perpara per Rilindjen e Vlores. 

Shpresoj te takohemi ndonje dite dhe te fala te gjitheve. Normalisht javen e ardhshme duhet te fillojme punen dhe une ju falenderoj paraprakisht per kontributin tuaj qytetar me lirimin sa me shpejt te banesave qe preken nga projekti i rruges. 

Perqafime

Edi

 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)