Transballkanikja, banorët e Vlorës
sjellin protestën para Parlamentit

TIRANE - Protestat e banorëve të lagjes “Kushtrimi” në Vlorë, u zhvendosën në Kryeqytet, teksa banorët protestuan përballë Parlamentit. Kërkesa e qytetarëve të Vlorës është shpronësimi jo vetëm i shtëpive të legalizuara por edhe atyre në proces legalizimi, një qëndrim që deri më tani është i ndryshëm nga zgjidhja që ka sjellë qeveria. Ekzekutivi ka dhënë zgjidhjen e shpronësimit për shtëpitë e legalizuara, ndërsa për të tjerat një qera prej dy vitesh dhe premtimin se në vitin 2017 familjeve do tu gjenden strehim, ofertë kjo që nuk pranohet nga protestuesit.

Të paktë në numër, disa prej banorëve shtëpitë e të cilëve janë në proces legalizimi dhe që do të shemben në sajë të ndërtimit të rrugës Transballkanike, kërkuan nga qeveria të pajisen fillimisht me certifikatë pronësie dhe më tej të dëmshpërblehen.
 
“Të na japë certifikatën e shtëpisë, nuk kërkojmë asgjë, as metra, aq sa na ka dalë lista, të më japë ato lekë të iki unë të gjej shtëpi. Ka ardhur INUK na ka lajmëruar për 5 ditë do të lëvizni kur nuk ka marrë një vendim për ne banorët se cfarë do bëhet. Duhet të më japë një shkresë nga institucioni, është caktuar edhe lekët, nuk kemi asgjë kundër. Nuk themi na hidh edhe 5 milionë lekë, aq sa më ka nxjerr emrin. Na thotë të mbajmë 2 vjet qeranë pastaj je i pastrehë, nuk ma merr mendja ta thotë kryeministri këtë. Po ka thënë kryeministri këtë nuk është normale, është anormale. Ministrja Gjermeni ajo i nxori këto lajme, do merrni dy vjet qera edhe quheni i pastrehë. Po mban Gjermania me mijëra njerëz dhe po i  jep lekë e po i  mban me punë”, u shpreh një banor i lagjes Kushtrimi.
 
Me një vendim të qeverisë, të gjithë banorët e lagjes “Kushtrimi” në Vlorë të cilët i kanë certifikatat e pronësisë do të marrin dëmshpërblimin e menjëhershëm pas shembjes së banesës në kuadër të ndërtimit të rrugës. Ndërsa kategoria e dytë, është e banorëve të cilët nuk i kanë të legalizuara shtëpitë. Për ta qeveria mori vendimin e sigurimit të pagesës të qerasë për dy vjet dhe kthimin e të gjitha parave që ata kanë shpenzuar gjatë procesit të legalizimit të banesës.
 
Pranë protestuesve kanë ardhur një sërë deputetësh, Shkëlqim Selami i LSI u tha vlonjatëve që do të diskutojë me kryeministrin personalisht mbi këtë çështje.
 
Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu Arben Ristani tha që opozita do të mbështesë kauzën e tyre.

Më pas një përfaqësi e protestuesve ka takuar Ministren e zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni dhe kreun e ALUIZNI-t Lame. Përfaqësuesi i banorëve tha se pas diskutimeve kërkesa e banorëve për shpronësimin e të gjitha shtëpive nuk u pranua.

Protestës së tyre, edhe pse të deklaruar prej banorëve se nuk është politike, i është bashkuar edhe deputetja demokrate e Vlorës Liljana Elmazi.
 
“Problemi i qytetarëve është ligjor. Një pjesë rreth 30 familje janë ndërtuar para ‘99 janë me dokumente, kanë certifikatën, këto “ok” shteti do t’i dëmshpërblejë, por edhe kompensimi nuk bëhet në vlerën e tregut.  123 familje të tjera janë me dokumente të rregullta, i kanë ndërtuar para 90-ës, janë të dokumentuara dhe ekzistojnë dhe në arshivat e shtetit. Kanë paraqitur dokumentet për legalizim, kanë paguar me miliona lekë. Dhe i vjen përgjigja nga ALUZINI, që nuk do legalizoheni se aty kalon rruga. ALUIZNI është antiligjor me këtë përgjigje që jep se që në 2003 këta kanë nisur procedurat, gjurma e projektit në vitin 2008 i ka gjetur me banesa të ndërtuara. Këta kërkojnë të pajisen me certifikata pronësie dhe të dëmshpërblehen. Këta kanë përkrahjen e qytetarëve të Vlorës, po shpresoj që kryeministri si deputet i Vlorës t’i japë përgjigje”, tha Elmazi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti