Tiranë, 8 Korrik/ATSH-Z.Tosku- Studentët do të mund të trasferohën nga njëri universitet në tjetrin, brënda të njëjtit cikël studimi, duke transferuar kreditet e përftuara nga programi i mëparshëm i të njëjtit cikël, gjithmonë nëse shpallet fitues i pragramit të studimit, vlersim ky i kryer nga departamenti përkatës.
Ky është një nga ndryshimet që ka bërë Komisioni për reformën në Arsimin e Lartë.
Transferimet lejohen vetëm në vitet e ndërmjetme, brënda të njëjtit cikël dhe fushe studimi midis instuticioneve të të njëjtin profil. Në këtë kuadër, "kohëzgjatja e regjistrimit në një program studimi nuk mund të jetë më shumë se dysfishi i kohëzgjatjes sipas planit mësimor të atij programi", thuhet në raportin përfundimtar të nga komisioni./a.g/