Transferimi i çmimit, si do
të operohet mes vendeve

Transferimi i çmimit, si do<br />të operohet mes vendeve
TIRANE- Qeveria miratoi dje Projektligjin ”Për disa shtesa e ndryshime në ligjin Nr 8438, datë 28.12.1998 ”Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar, parashikon ndryshimin dhe plotësimin e dispozitës që parashikon ”transferimin e çmimit”. Procedura e “Transferimit të çmimit” është përcaktuar në Nenin 36 “Transferimi i çmimit”, të Ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar.

Kjo procedurë në praktikë ka rezultuar e pazbatueshme nga organet tatimore, pasi formulimi i tij ka qenë i mangët dhe i paqartë. “Transferimi i çmimit” është në thelb tërësia e transaksioneve që realizojnë personat e lidhur, e që kryhet përgjithësisht nga shoqëritë multinacionale me vendndodhje të veprimtarive të biznesit të tyre në shtete të ndryshme, në formën e një filiali, dege, apo selie të përhershme. “Transferimet e çmimit” që ndërmerren nga shoqëritë multinacionale, kanë si qëllim transferimin e fitimeve nga një vend në një vend tjetër.

Kjo ka bërë që të gjitha shtetet, si ato anëtare të OECD-së, vendet kandidate për t’u antarësuar në OECD dhe të tjera jashtë këtij organizmi, ta shohin me shumë vëmendje trajtimin nga ana fiskale të këtyre transaksioneve, duke përshtatur në mënyrë të vazhdueshme legjislacionet e tyre, në referencë edhe të udhëzimeve të përditësuara të OECD-së. “Transferimi i çmimit” ndër të tjera ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjeve së shmangies së taksimit të dyfishtë, konkretisht me Nenet 9 “Shoqëritë e lidhura” dhe Nenit 24 “Procedurat e Përbashkëta” të Modelit të OECD-së dhe të Modelit të Kombeve të Bashkuara, “Për shmangien e taksimit të dyfishtë”.

Modele këto, mbi të cilat bazohen të gjitha marrëveshjet e lidhura nga vendi ynë dhe gjithë vendet e tjera me të cilat ndërmerren trasaksione të ndryshme. Ky projektligj është përgatitur me asistencën e IFC, grup i Bankës Botërore, bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet këtij grupi dhe Ministrisë së Financave të Shqipërisë. Ndërkohë që një nga nenet e ligjit i referohet të drejtës së tatimpaguesit për të kërkuar që administrata tatimore të hyjë në një marrëveshje çmimi në avancë, për të përcaktuar një grup të përshtatshëm kriteresh për përputhshmërinë me parimin e tregut për transaksionet e ardhshme të kontrolluara për një periudhë kohore të përcaktuar.
 
 Shkrimi u publikua sot (06.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta