Pak më shumë se 29 milionë euro do të fitojë Cristiano Ronaldo te Manchester United, klub me të cilin portugezi hyri në futbollin e madh dhe që u rikthyer pas 12 vitesh. Te Juventusi Manchester United pagoi 24 mln euro për kartonin e 5 herë fituesin ‘Topit të Artë’, ndërsa tashmë është shndërruar në futbollistin më të paguar në Premier League, duke lënë pas Lukakun dhe De Bryune.
Gjithsesi Ronaldo është larg Lionel Messi-t, që pas transferimit në Paris ka një kontratë me 56 milonë euro në vit, ose afërsisht 1 milionë e 200 mijë euro në javë. Duke lënë pas shifrat vlen për t’u theksuar se Ronaldo te Manchester United do të mbajë fanellën me numrin 7, atë që kishte kur erdhi para 12 vitesh në ‘Old Traford’, por që tani ishte pronë e Cavanit.
Nga marrëveshja me Juventusin pa fitime nuk ka dalë as Manchester United, që në harkun e pak orëve u rrit me 1 mln ndjekës në instagram. Ajo që vlen më shumë se aksionet e klubit patën një rritje me 8 përqind, ndërsa pas zyrtarizimit faqja e Manchester United ra për disa minuta.