Trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique, pret një sfidë të fortë në përballjen e kthimit çerekfinale të Champions League kundër Liverpoolit, e cila luhet sot në orën 21:00.
“Ndeshja është e ndërlikuar. Futbolli ndryshon shumë shpejt dhe duhet të jesh gjithmonë i përqendruar, sepse mund të pësosh gol në çdo moment. Është e rëndësishme ta nisësh mirë ndeshjen, por kjo nuk do të jetë çelësi i vetëm i suksesit”, deklaroi tekniku spanjoll në konferencën për shtyp.
PSG vjen në këtë takim me avantazhin 2-0 të siguruar në ndeshjen e parë në Paris, por Enrique theksoi se sfida në 'Anfield' do të jetë një test i vërtetë për skuadrën e tij.
“E dimë sa e vështirë është të luash në këtë stadium, por kjo na motivon. Do të ketë momente të vështira gjatë ndeshjes, megjithatë kemi përvojë në takime të tilla dhe jam i bindur se do të jemi gati”, tha ai mes të tjerash.
Lajmi kryesor:
Champions League/ Barcelona kërkon përmbysjen në Madrid, Liverpooli për surprizën kundër kampionëve të PSG-së! Sot dy ndeshjet e kthimit çerekfinale






