Banka e Shqipërisë ka ulur së fundmi kuotën e detyrimit për të deklaruar burimin e të ardhurave në të gjitha transaksionet e kryera përmes institucioneve financiare, nga 1.5 milionë, në 1 milion lekë të reja ose kundravlerën në valutë të huaj.
Me rregulloren e mëparshme, në çdo depozitim, blerje apo shitje, personi duhej të deklaronte se si i kishte fituar lekët në fjalë, kur shuma ishte e barabartë ose më e madhe se 1.5 milionë lekë apo kundërvlerën në monedha të tjera, për transaksionet me para fizike. Ndërsa për transaksionet jo-cash, rregullorja e mëparshme vendoste si vlerë dysheme shumën prej 6 milionë lekësh.
Me rregulloren e re të bankës qendrore, diferencimi për llojin e transaksionit hiqet dhe institucionet financiare duhet të raportojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, pranë ministrisë së Financave, burimin e deklaruar për çdo transaksion mbi një milion lekë, pavarësisht nga forma, cash ose jo-cash.
Përveç raportimit standard, rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë tani kërkon që të gjithë subjektet që kryejnë transfertën duhet t’i paraqesin një raport të posaçëm autoritetit përgjegjës, në rastet kur kanë informacion apo dyshime se fondet e përfshira në transaksionin e kryer rrjedhin nga veprimtari kriminale.
Raportimi duhet të bëhet menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë, në të kundërt ka penalitete.
Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com