Transformimi digjital i sistemeve të drejtësisë, firmoset në Tiranë memorandumi i bashkëpunimit me Arabinë Saudite

Shqipëria dhe Arabia Saudite nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit, i cili do të nxisë transformimin digjital për përmirësimin e efikasitetit dhe qasjes në drejtësi përmes teknologjisë së informacionit. Marrëveshja u firmos në Tiranë në vizitën e parë që një ministër i Drejtësisë të Mbretërisë së Arabisë Saudite zhvillon në Shqipëri.

“Ky memorandum synon të realizojë qëllime të rëndësishme, duke përfshirë përkrahjen për transformimin digjital të sistemeve të drejtësisë, për të përmirësuar efikasitetin dhe qasjen në drejtësi përmes teknologjisë së informacionit. Përmirësimin e aftësive profesionale të profesionistëve të drejtësisë nëpërmjet trajnimeve dhe programeve të specializuara. Bashkëpunimin në fusha të tjera që do të përcaktohen në vijim të këtij Memorandumi”, tha Manja.

Në marrëveshje është parashikuar që të ketë edhe shkëmbim vizitash mes ekspertëve të drejtësisë.

“Bashkëpunimi do të realizohet përmes shkëmbimit të informacionit, përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare. Gjithashtu, parashikohet shkëmbimi i vizitave ndërmjet ekspertëve dhe specialistëve të drejtësisë nga të dy vendet, me qëllim të ndarjes së njohurive dhe përvojave të vlefshme në fushën e drejtësisë”, shtoi Manja.

Marrëveshja ndërmjet dy palëve do të shërbejë si pikënisje e një bashkëpunimi më të gjerë ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë, që shumë shpejt do të zgjerohet edhe me një tjetër marrëveshje me karakter civil dhe tregtar.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë