Veliaj takim me banorët e Laprakës: PD ju solli Vokshin, shpifëse me profesion! Shpërbërja e LSI në Laprakë, përgjigja e duhur ndaj bandës së targave që po hetohet nga SPAK (VIDEO)

Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Njësia 11 ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm, ndaj mjafton që njerëzit të shohin rreth e rrotull për të parë investimet e për të kuptuar se kush punon dhe kush zaptonte. Ai shtoi se shkolla “Ahmet Gashi” ishte komplet e zaptuar, po ashtu edhe kinemaja “Maks Velo”, të cilat u janë kthyer komunitetit të Laprakës. “Fushën e futbollit këtu në Laprakë, Luli e kishte për leje ndërtimi”, kujtoi Veliaj.

Në takimin me banorët e Laprakës, kryebashkiaku theksoi se partitë opozitare e kanë prerë në besë popullin, teksa tregoi edhe një bisedë me ish-kreun e LSI-së në Njësinë 11, Gent Arapin.

“Gent Arapi më tha: ‘Kam qenë kryetar i LSI-së në Laprakë, por jam zhgënjyer, se i lamë njerëzit në mes të rrugës, i premë në besë. Kishim një koalicion bashkëpunimi që të ecte vendi përpara, dhe çfarë bëmë? Me një fishkëllimë partia tha lëreni misionin në mes, lëreni Parlamentin, lëreni Bashkinë, lërini Njësitë Administrative, lërini Këshillat Bashkiakë’. Pyetja është: për çfarë do votosh, për PD dhe LSI, apo PDIU, që ta lënë punën përgjysmë? Kush ikën nga vendi i rojës është dezertor. Nuk kemi punë me këta tradhtarë të besimit publik”, nënvizoi Veliaj.

Ai kujtoi edhe të deleguarën e PD-së në Njësinë 11, Albana Vokshin, për të cilën tha se ka më shumë vendime kundër për shpifje se sa mandate. 

“Ju kanë sjellë Albana Vokshin këtu, që ka humbur në çdo territor ku ka qenë. Mbaj mend debatet kur isha Ministër i Çështjeve Sociale. Nuk e kishin dhënë ndihmën ekonomike dhe as pagesat e aftësisë së kufizuar për 6 muaj. Tani, ajo drejton politikat sociale të falimentuara, dhe vjen kandidate në Laprakë. Ka më shumë vendime për shpifje se sa mandate si deputete. Ka gënjyer për çerdhet, kopshtet, shkollat dhe është dënuar në mënyrë sistematike nga gjykata si shpifëse me profesion”, sqaroi Veliaj.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:45
Veliaj: Shpërbërja e LSI në Laprakë, përgjigja e duhur ndaj bandës së targave që po hetohet nga SPAK

 

Shpërbërja e LSI dhe LRI në Laprakë 3 muaj më parë është konsideruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës, një proces i pritshëm pas aferave në të cilat është përzierë sa herë kjo forcë politike ka pasur pushtet.

Nga Lapraka, ku zhvilloi një takim me banorë të kësaj njësie, Veliaj tha se ajo që po propozon sot LSI në kryeqytet është që të kthejmë bandën e targave, familjen e inkriminuar, dosja e të cilës sot ndodhet në SPAK.

“Po ju sjellin këtu Rimin me të vëllain dhe thonë t’i kthejmë gjërat siç ishin. Të kthejmë gjithë bandën e targave?! Vandaku i dosjeve në SPAK për Yllin dhe Rimin është më i gjatë se unë në këmbë. Nëse modeli ynë është puna, sakrifica, investimi, pastrimi, urbanizimi dhe modeli yt janë target dhe dosjet në prokurori, atëherë kjo është fyerje. Me të drejtë LSI e Laprakës shpërbëhet dhe kthehet në shtëpinë e vet, se shikon si ti ofendon dhe sjell një familje të kriminalizuar. Njerëzit më të lodhur, më të mbaruar e të kriminalizuar i kanë sjellë si ofertë politike dhe duan të përdorin zgjedhjet si lavatriçe për imazhin e njerëzve të diskretituar,” u shpreh Veliaj.

Ndërsa, për Partinë Demokratike, Veliaj tha se ka zgjedhur kandidaturën e Albana Vokshit, që mbahet mend vetëm për rekordin e shpifjeve publike.

Kujtojmë se pak ditë më parë Shqiptarja.com dhe Report Tv zbuluan detaje tronditëse rreth abuzimit me detyrën të ish-drejtorit të Patentave për periudhën 2013–2017, Ylli Spahiu, vëllai i ish-deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, dosja e të cili tashmë është në duart e SPAK.

Dosja voluminoze bazohet në gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku flitet jo vetëm për abuzime me tendera, por edhe për vendosje të automjeteve shtetërore në shërbim të familjarëve të tij.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Temja: 17/02/2021 17:58

    Si duket Velija ja paska friken LSI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve