Transformimi i jetimit, çifti
amerikan i shpëtoi jetën

Transformimi i jetimit, çifti<br />amerikan i shpëtoi jetën
SHBA-Priscilla Morse fluturoi mbi gjysmën e botës vitin e kaluar për të birësuar një djalë 7-vjeçarme nevoja speciale pasi pa fotot rrënqethëse në Facebook.  

Kur zonja Morse mbërriti në jetimoren e Bullgarisë dhe finalizoi adoptimin e Ryan, ai peshonte vetëm 7 kilogramë dhe ishte në prag të vdekjes.
Por ja ku jemi pas një viti në Tennessee. Ryan po shton në peshë dhe ka nisur të flasë.

Në fotot që janë realizuar këtë muaj, Ryan nuk ngjason aspak me atë djalin që u dërgua menjëherë në urgjencën amerikane pasi mbërriti në SHBA. Kockat nuk duken më, por dallohet një buzëqeshje aq e bukur që dhuron shëndet e gëzim për të gjithë ne që e shohim.

Morse tregon për DailyMail se kur e pa për herë të parë Ryan në vitin 2014, në një faqe që reklamonte adoptime në Facebook i shprehu dëshirën të shoqit, David; 'Dua të adoptoj një djalë'.

Ajo dhe David kanë 2 fëmijë biologjikë, 13-vjeçarin Dylan dhe 7-vjeçarin, Jack McKenzie, që është adoptuar nga Rusia në vitin 2012 dhe është një fëmijë me nevoja speciale, ashtu si Ryan.

Ajo tregon se kur mori djalin në duar për herë të parë kishte frikë se, a do mbijetonte i vogli sa të mbaronte letrat e adoptimit.

“Kockat ia ndjeja në duar. Ishte e frikshme. Me dukej sikur do të vdiste. Ishte 7 vjeç dhe ngjante si një bebe. Mjekët amerikane nuk dhanë shpresa, por punuan shumë. Dhe ja ku jemi sot, Ryan është sot 8 vjeç dhe ndryshe nga një vit më parë”, rrëfen Morse.

Priscilla Morse është vetë një fëmijë i adoptuar. Ajo ka pasur në familje një vëlla me nevoja të vecanta që vdiq 9 vjeç duke iu thyer prindërve zemrën. Që nga ajo kohë, Morse kërkon dhe lufton që çdo fëmijë me nevoja speciale të mund të ketë një familje.

“Sepse çdo fëmijë meriton të ketë një familje”, thotë ajo duke buzëqeshur me Ryan në krahë.

[gallery]20049[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar