Transformimi i Kopshtit Zoologjik, Veliaj inspekton punimet: Gati për fëmijët më 1 Qershor, i rrit vlerën pronës, bizhu për Tiranën (VIDEO)

Kopshti Zoologjik po rikonceptohet si një mjedis i përshtatshëm për kafshët, me hapësira çlodhëse për vizitorët dhe parking nëntokësor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga deputetja Mimi Kodheli inspektuan sot ecurinë e punimeve. Veliaj tha se Kopshti Zoologjik do të mirëpresë vizitorë duke nisur nga Qershori.

“Tani që po afron 1 Qershori do jetë një surprizë fantastike për fëmijët. Pastaj faza e dytë do jetë Kopshti Botanik gjithashtu në Njësinë 13. Kemi bërë tre basenet, ka mbaruar parkingu, ka mbaruar rrethimi i ariut, po bëjmë shtëpizat e vogla. Kanë mbaruar klasat ku do të mësojmë kujdestarët e rinj të Kopshtit Zoologjik, auditori i fëmijëve ku do kenë mundësi të bëjnë edhe një klasë në natyrë pra të dalin nga rutina e shkollës, por të kenë mundësi që të mësojnë duke parë mënyrën sesi menaxhohet një Kopsht Zoologjik, sesi respektohen kafshët. Besoj që për Njësinë 13 do jetë një bizhu dhe të qenit më shtëpi te Kopshti Zoologjik”, sqaroi Veliaj.

Velija tha se me përfundimin e punimeve në Kopshtin Zoologjik, zona do kthehet në një bizhu për Tiranën dhe do rritet ndjeshëm vlera e pronës.

“Do të kemi vendosur një standard edhe në Ballkan se çfarë do të thotë të punosh me cilësi, me estetikë, me kujdes, ndaj gjësë së gjallë, si ndaj njerëzve, si ndaj kafshëve. Edhe diçka që jam i bindur, ka filluar, por do shkojë deri në fund, do shtojë vlerën e të gjithë pallateve dhe të gjithë banesave në këtë zonë. Është padyshim një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, po pasi të mbarojë Kopshti Zoologjik dhe Botanik, jam i sigurt që vlera e pronës, si për të majtë si për të djathtë do rritet, në një mënyrë që e kemi parë edhe tek Bulevardi Zogu I, edhe tek Pazari i Ri, edhe tek liqeni”, përfundoi Veliaj.

Kopshtit Zoologjik do të bëhet me mur 2.50 metra nga niveli i tokës, mbi të cilin montohen kangjella 0.8 m të larta. I gjithë muri do të vishet me gjelbërim dhe pemë. Vizita në Kopshtin Zoologjik do të jetë një aktivitet që zgjat përgjatë gjithë ditës, ku përfshihen zona pikniku përgjatë itinerareve të lëvizjes, hapësira të gjelbra të lira nga strukturat dhe të veçuara për familjarë e fëmijë. Krahas këtyre, në kopsht janë të shpërndara kënde lojërash për ta bërë sa më të pasur eksperiencën për fëmijët dhe prindërit.

 

 

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arturi: 18/04/2021 18:52

    C'ESHTE AJO PEME ,,ATY BRENDA ASAJ NDERTESES....

    Përgjigju
  • F-35: 18/04/2021 13:06

    Kafsheve po jua ndertoni shtepine, dhe mire beni! Po ne te shkreteve kur do na i rregulloni shtepite e demtuara nga termeti?! Pallati Rafaelo 2002 ne Yzberish, nje tallje e madhe! Ndoshta eshte pretendim i ekzagjeruar, pasi ndryshe nga kafshet e Kopshtit Zoologjik, ne jemi te pazotet te argetojme miletin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin