TIRANE - Erjon Braçe ka ndryshuar shumë në këto muajt e fundit. Ndryshon çdo ditë e më shumë dhe kurrë nuk do ta besonim se do të kishte mbërritur në incidentin e këtyre orëve të fundit, kur pikërisht ai - prej vitesh simbol i mendimit të lirë dhe rebel - të përfundonte në shënjestrën e Unionit të Gazetarëve që do ta akuzonte për një "reagim nervoz dhe arrogant" ndaj një gazetari të Top Channel-it.
Ne e kemi njohur Erjon Braçen përpara dhe pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe ndryshimi i tij është radikal. Fryma e tij është e ndryshme, qëndrimi i tij ndaj mediave ka ndryshuar. Përpara i kërkonte mediat, tani i snobon. Siç mund t'i ndodhte cilitdo ministër arroganca e pushtetit ka prekur edhe atë.
Braçja (ish-rebel) tenton të limojë këtë tonin e tij të superioritetit duke frekuentuar me pasion dhe shpeshtësi studiot televizive të blera nga Lul Basha pikërisht për të goditur ata si ai, por është një makiazh që nuk bind askënd. Nuk bind sidomos ata që e njohin mirë dhe i kanë qenë krah në mijëra beteja që tani që nuk ka më dëshirë dhe mundësi të luftojë, nuk po e njohin më.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com