Transformimi i Piramidës, Deutsche Welle promovon Tiranën si qytet model dhe modern

Transformimi i Piramidës, Deutsche Welle promovon Tiranën si qytet model dhe modern

Piramida e Tiranës

Shumë shpejt gjiganti mediatik botëror Deutsche Welle do të publikojë një reportazh kushtuar transformimit të shpejtë të Tiranës, si një qytet modern dhe model. DW ka zgjedhur Piramidën e transformuar, e cila do të shërbejë si qendra më e madhe e teknologjisë në rajon.

“Në projektin tonë të radhës do të fluturojmë në Europë, në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. Një pikë referimi ikonike po i nënshtrohet rikonceptimit, duke mbyllur trashëgiminë saj si një trofe komunist. Ndërtuar në 1980, arkitektura e dikurshme komuniste është duke ndryshuar për zhvillime të reja. Janë shtuar shkallët, për të lejuar vizitorët të shëtisin ndërtesën dhe për të shijuar pamjet mahnitëse të qytetit. Piramida e rikoncepturar do të akomodojë klasa mësimi, kafene dhe zyra për kompanitë e teknologjisë. Ideja është përdorimi i një hapësire, që më përpara funksionoi si formë presioni, për të edukuar brezat e rinj. Transformimi i Piramidës së Tiranës qëndron si një shembull interesant se si një ndërtesë e braktisur mund të rikonceptohet për një gjeneratë të re, duke ruajtur gjithashtu historinë e saj. E ardhmja emocionuese vërteton që arkitektura moderne nuk është e thënë që gjithnjë duhet të fillojë nga e para”, thuhet në promon e publikuar nga Deutsche Welle.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 06/06/2023 15:44

    Arkitekti qe e ka projektuar ka nenvizuar se me e rendesishme tek kjo piramide jane ngjyrat e ylberit. E kuptoni vete perse e ka fjalen.

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 06/06/2023 14:40

    na rrofshi me nder...quhet shqiponje dhe jo piramide, tani brezi ri do edukohet ne kafene! tall by.., me ne bota sikur te sapo kemi dale nga shpella se shalgjati nje me dy e I ngeli goja Korea e veriut... te ishte Korea veriut nuk do bente snobin e disidentin tjetri tek Artet po ne rresht me gavete e kapote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës