Dy emrat e rinj, por shumë të përfolur të pasarelave njihen për tiparet identifikuese, Kendall për flokët brune dhe Gigi bjondja tipike kaliforniane. Por këtë herë dy shoqet duket se kishin ndërruar rolet. Stilisti i flokëve, Sam McKnight ktheu bjondet në brune dhe anasjelltas duke përdorur paruket e reja Balmain dhe këtij transformimi nuk i shpëtuan as dy shoqet.
Vec tyre, edhe Rosie Huntington-Whiteley, Lily Donaldson, Alessandra Ambrosio, Devon Windsor apo Karlie Kloss, iu nënshtruan një transformimi të ngjashëm.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)