Transformohet Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, ministrja: Do nisim fushatën e dhurimit nga administrata tek studentët

Tirane- Dhurimi i gjakut, por mbi të gjitha testimi, përpunimi, ruajtja dhe shpërndarja tek pacientët, tashmë do të jetë më i sigurt, pas transformimit të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut jo vetëm në infrastrukturë por edhe me pajisje të teknologjisë së lartë. Kryeministri Edi Rama pa nga afër punën e rreth 60 punonjësve.

Transformimi i godinës dhe punës, kanë ndikuar në rritjen me 50% të numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut.

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut është çertifikuar edhe nga Bashkimi Europian.

 “Do ndjekim procesin nga momenti që një dhurues paraqitet për të dhuruar gjak deri në momentin që gjaku përgatitet dhe bëhet gati për transfuzim tek pacientët që kanë nevojë. Ne do vijojmë të ripërsërisim fushatat e dhurimit të gjakut. Fillojmë me punonjësit e administratës publike, pastaj në sektorin privat e shoqërinë civile. Qendra është e pajisur me të gjitha kushtet që garantojnë cilësi të gjakut' shpjegoi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu

 Ndërkohë drejtuesja e QKTGJ Irena Qendro tha se ka rritje 50% të dhurimeve vullnetare të mbledhura nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut dhe një rritje rreth 20% e dhurimeve vullnetare në tërësi krahasuar me një vit më parë

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut është investim i buxhetit të shtetit, dhe në të shërbejnë mbi 60 punonjës.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore