Për të gjithë ju që ankoheni se gjatë stinës së dimrit ju thahet lëkura dhe doni të transformoni pamjen tuaj, baluket janë përgjigja e duhur. Ja si të zgjidhni baluken e duhur për formën e fytyrës tuaj, për të shmangur komente të tipit: “I kishe shumë mirë ashtu, pse nxorre baluke.”
Fytyrë e rrumbullakët: Shmangni baluket e drejta dhe të plota, pasi ju theksojnë rrumbullakësinë e fytyrës. Provoni baluket e shkallëzuara anash fytyrës.

Fytyrë e gjatë ose katrore: Baluke të plota, të gjata deri nën vetull, që duken po aq bukur te stiluara anash.

Fytyrë ovale: Fytyrat ovale si Jane Birkin pranojnë çdo formë balukeje, por duken më bukur me baluken e drejtë, të gjatë dhe të dendur.

Fytyrë në formë zemre: Qëllimi për personat me një formë fytyre të tillë është të balancojnë ballin e gjerë me mjekrën e hollë. Më shumë sesa për një baluke të plotë duhet të priren drejt balukeve të shkallëzuara anash që tërheqin vëmendjen drejt syve, buzëve dhe qendrës së fytyrës. Pika më e shkurtër e balukes duhet të jetë tek vetulla ndërsa më e gjata deri tek ‘maja’ e mollëzave.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
