Transkriptimi, bisedat telefonike
të inspektorëve e biznesmenëve
 

Transkriptimi, bisedat telefonike <br />të inspektorëve e biznesmenëve<br /> 
Telefonatat e përgjuara tetor nëntor 2011 zbardhur tërësisht skemën e presioneve të 9 zyrtarëve të Drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit pranë METE-s, ndaj pronarëve të subjekteve të ndryshme tregtare dhe private. Qëllimi i mbi 30 telefonatave të kryera nga zyrtarët dhe të zbardhura nga prokuroria, ishte misioni i kontrollit dhe garancia e cilësisë dhe rregullave të ligjit, por vetëm përfitimi financiar nëpërmjet presioneve ndaj biznesit që nuk pranon ti paguajë. Identifikohen subjektet e dëmtuara.

ROLAND ÇELMETA

Ne date 12.10.2011, shtetasi Kristaq Thanasi me detyre inspektor prane drejtorise se metrologjise Tirane ne numrin e tij 067 20 28 647, ora 15.40 merr nje telefonate nga numer tel.068 20 20 127 i cili pas verifikimeve te bera rezulton se eshte biznesmeni Arben Keçi. Ky i fundit ne hyrje të Porto Romanos, ka ndertuar një pikë per peshimin e automjeteve me dy peshore të reja elektronike automobilistike. Nga biseda me Kristaqin, rezulton se Beni është i interesuar për kolaudimin e tyre meqënëse i kishte ardhur një anije dhe i duheshin dokumentat (librezat e kolaudimit) me qëllim për tua treguar kapitenerise së anijes. Kristaqi e pyet nëse do vetem dokumentacionin apo donte kolaudimin e sakte, ndërsa Beni i thote se si fillim i interesonte vetem ana dokumenare për tia treguar kapitenerise.
Pas kësaj Kristaqi i ka telefonuar shtetasit Roland Çelmeta, me detyre Zv. Drejtor i Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme te Metrologjise dhe i ka treguar këtë fakt duke i thënë që Benit të cilin Rolandi nuk e njeh, i duheshin dokumentat e kolaudimit, pasi ai priste te bente evadimin e nje ngarkese nga nje anije ne port. Rolandi i jep leje per te vepruar duke i thene qe thuaji Benit te vije ne Tirane tja japim letrat ne dore, te mbyllin punen. Kristaqi i ka thënë se gjithësesi do njoftonte dhe Moisiun.Pas kësaj, Kristaqi ka telefonuar shtetasin Moisi Musabelliu me detyre Drejtor i Metrologjise dega Tirane dhe e vë në dijeni që e ka marrë miku i tyre Beni dhe i ka kërkuar kolaudimin e peshoreve dhe Moisiu i thotë për të nesermen.
Ne datën 13.10.2011 Beni nga Nr. i tij 068 20 20 127 i ka telefonuar Kristaqit dhe ky i fundit i ka lënë një takim në Tiranë dhe të vije pas një ore ti marri. Beni i thotë se do dergoj një person tjeter me emrin Vasil.Nga raportet e shërbimit të datës 13 Tetor 2011, rezulton se Kristaqi ka qëndruar gjatë gjithë kohës në Tiranë ndërsa tek peshoret në Porto Romano mbas një pike gazi ELDA nuk ka shkuar as Kristaqi as ndonjë inspektor tjeter.Dyshohet se kolaudimi është bërë në mënyrë fiktive.
Në datën 28 Tetor 2011 Rolandi i telfonon Nr.067 20 28 698 i cili i përket shtetasit Armand Xhika me detyre Inspektor dega Tirane. Nder te tjera Rolandi i thote Mandit qe te shkoje te kontrolloje nje pike karburanti ne Yzberisht me pronar Luan Gjonin, sepse pas kontrollit pronari do ti respektonte. Gjithashtu Mandi i thote qe tu thoje dhe kolegeve te tij qe kur te kalojne te karburant Elda ne Ndroq qe te mos futen fare per kontroll atje pasi eshte miku i tyre i perbashket. Pas pak Rolandi e orjenton Mandin per te pika e Luanit dhe nderkohe merr dhe Luanin me nr. telefonit 0693067793 dhe i thote qe te takohen bashke me Mandin per ta orientuar.
Ne date 01.11.2011 Rolandi i telefonon nje shtetasi me nr. 0672036087 (dyshohet Armand Xhika) dhe i thote qe te kaloje ti beje presion atij byth... ne Ndroq se seshte kujtuar fare. Ne date 08.11.2011 Landi i kerkon perseri qe te shkoje ti beje presion atij te Ndroqit dhe nderkohe Mandi i thote qe e ke gati ate.
Ne date 02.11.2011 Rolandi i ka telefonuar shtetasit Agron Damsi me nr. 0672058382 me detyre inspektor dega Tirane duke i thene qe te nesermen te shkonin ne Bubq te fabrika per kontroll. Te shkojne te turren! Sipas raportit te sherbimit te dates 03.11.2011 shtetasi Agron Damsi me mjetin e tij te punes TR 2987 S eshte takuar me Roland Çelmeten ne fshatin Bubq dhe kane shkuar ne nje karburant ne hyrje te fshatit. Kontrolluan me sy pompat e karburantit dhe me pas u larguan. Me pas shkuan dhe ndaluan ne nje karburant ne afersi te kryqezimit te fshatit Likmetaj me fshatin Ishem. Dhe ketu ata kontrolluan pompat me sy. Ne oren 13.00 kane shkuar te nje karburant tjeter prane fshatit Murqim dhe ketu kontrolluan me sy pompat e karburantit. Me pas dhe ne nje karburant tjeter ngjitur me te.
Ne date 07.11.2011 Rolandin e ka marre numri 0692690313 dhe i prezantohet si Arjani i Goses se Kavajes. Arjani i thote qe kane ardh ata te tute per kontroll dhe Arjani ja kalon telefonin nje inspektori gje gjendet atje me emrin Adi. Landi flet me te duke i thene qe lere te flasi dhe mbrapa kaloje.
Ne date 08.11.2011 Rolandi i ka telefonuar Armand Xhikes ne numrin e telefonit 0692069460 duke i thene qe ne ate pike para tre muajsh ka mbaruar pune shtetasi Hetem Basho (Tele) i Teles ai, i Teles, i ka marre Telja buken aty, e ka marre Telja para tre muajve buken aty). Landi pohon faktin qe ka qene ne ate karburant me Telen dhe Telja ka mbaruar pune.
KRISTAQ THANASI
Në datën 20 Shtator 2011 ne oren 11.34 Kristaqi ka folur me Mojsiun dhe i ka thene se e ka thirrur Shaba, i cili eshte nje person qe ka nje karburant Martini afer Liqenit Artificial. Me pas Kristaqi eshte telefonuar nga Shaba dhe Shaba i ka thene a eshte takuar me Mojsiun. Ne date 22.10.2011 Kristaqi i ka telefonuar Mojsiut dhe i ka thene se Shaba e ka telefonuar disa here dhe Mojsiu i thote ta marre vete Drejtorin ne telefon. Kristaqi i thote qe te flasi ne telefon se pastaj vete dhe i merre vete pa problem. Mojsiu e adreson te Arta (dyshohet punonjese) dhe i thote ik merre aty dhe ti sherbejme shpejt.
Ne date 27.09.2011 ora 12.32 Kristaqit i telefonon Shaba perseri nga nr. telefonit 0682095832 dhe kane folur per nje pashaporte kualidimi per karburant Martinin. Ne oren 14.15 sipas raportit te sherbimit, Kristaqi ka dale nga zyra me nje leter te bardhe ne dore dhe nje libreze ngjyre blu ne dore e cila dyshohet se eshte pashaporta e karburantit. Personi tjeter qe dyshohet te jete Shaba pasi eshte takuar me Kristaqin, ky i fundit i ka dorezuar letren me librezen ngjyre blu. Personi i panjohur ka shkuar te karburant Martini.
Ne date 03.10.2011 ora 14.27. Mojsiun e telefonon numri 0672962733 qe perdoret nga shtetasi Armand Shuaipi dhe ben nje bisede per nje shtetas nga Lushnja dhe nje nga Elbasani. Dyshohet se Armandi është një sekser që ka marrë dy porosi dhe më pas ia ka dhënë Moisiut. Moisiu e pyet që tia japi atij të Lushnjës në dorë apo tia japë Mandit dhe më pas ky i fundit tia japë atij të Lushnjës. Mandi i thotë Moisiut që tia jepte ndërsa atë tjetrën që i bie pasaporta e kolaudimit për një subjekt në Elbasan tia dorëzoje Armandit. Armandi i kërkon Moisiut që ti krijojë një kontakt me Kristaqin dhe ta pyesë së sa është pagesa, behet fjalë për shumën që duhet të arkëtohet në shtet. Në datën 04.10.2011 rreth orës 20:00 Kristaq Thanasi është takuar me Armand Shuaipin, sipas raportit të shërbimit të datës 04 Tetor 2011 tek lokal "Lejla" mbrapa Gjykatës së Lartë. Është parë që Kristaqi hapi një dosje dhe po diskutonte me Mandin në lidhje me disa dokumenta në dosje.
Në orën 20:27 Moisiu flet me Kristaqin dhe ky i fundit e pyet Moisiun tia jepte ato Armandit. Moisiu i thotë që tia japë dokumentacionin ndërkohë që Kristaqi informon drejtorin se Mandi nuk i kishte sjellë. Moisu i thotë që tia japë pa merak se Mandi i sjell ato. Dyshohet se behet fjalë për pasaportën e kolaudimit për subjektin e Elbasanit. Ndërkohë Kristaqi i nxjerr në telefon Moisiut, Mandin dhe Moisiu i thotë ti marrë ato pa problem dhe ti plotësojë të tjerat.
Në datën 06.10.2011 në ora 19:41 Mandi flet me Kristaqin. Gjatë kësaj bisede Armando Shuaipi i thotë Kristaqit që të mos harronte librin (pasaportën e kolaudimit) ndërsa Kristaqi ia kthen se është libër i bukur. Kristaqi e pyet Armandon nëse ia ka sjellë ato, dhe beseda vazhdon dhe Armandi i thjotë se i ka sjellë abetare për cunin, leximin dhe po deshi ndonje stilolaps. Pas kësaj bisede, Asrmandi flet në telefon me Moisiun dhe i thotë që të mos bëhet merak se ska mbaruar punë me të gjitha, por do e mbarojë shumë shpejt.
Ne date 10.10.2011 ne oren 15.14 Mojsiu telefonohet nga Kristaqi i cili i thote se i ka telefonuar Mira Ahmetaj dhe i ka thene qe si guxon qe ben kolaudime ne Fier dhe ne Lushnje. Kristaqi i ka thene Mires qe cpune ke ti se ai zbaton vetem urdhera ndersa Mojsiu i thote qe ska problem se e sqaron ai neser kete pune.
Në date 18.10.2011 inspektoret Hetem Basho, Armand Xhika, Kristaq Thanasi dhe drejtori Mojsi Musabelliu kane shkuar me sherbim ne Elbasan dhe Perrenjas. Rruges Mandi Xhika i telefonon Mojsiut dhe i thote qe eshte bashke me Hetem Bashen te unaza e Elbasanit, te karburant Martini dhe se ata te martinit nuk paguajne, sbejne dhe se keta po serdhe ti si drejtor nuk duan tja dine.Pas kesaj Mojsiun e merr ne telefon Hetemi dhe i thote perseri te kaloje nga Martini qe ti beje nje presion se nderkohe Hetemi u kishte thene punonjesve te karburant Martinit qe po vinte dhe drejtori. Sipas raportit te sherbimit rezulton se Mojsiu dhe Kristaqi qe ishin me makinen e Kristaqit te dy qendruan te karburant Martini ne unaze te Elbasanit dhe po shikonin distributoret shperndares te naftes dhe gazit. Me pas u nisen te gjithe se bashku ne Perrenjas dhe bene kualidimin e nje karburant Kastrati ne dalje te Perrenjasit. Ne kthim kane qendruar te lokal Franko perballe stadiumit dhe u takuan me tre persona.
Ne date 20.10.2011 ora 11.25, Mojsiu ka komunikuar ne telefon me Kristaqin dhe gjate bisedes Kristaqi i thote se ka folur me shtetasin Fatos Themelko qe nga verifikimet rezulton te jete Drejtor i Metrologjise Ligjore dhe ky i fundit i ka kerkuar llogari qe perse ke kryer veprime ne Çorovode duke qene se eshte jashte juridiksionit te tij. Kristaqi i ka thene Fatosit se une kete pune une nuk e bej as ne Tirane pa urdher dhe jo ne Corovode. Ne kete kohe Mojsiu e pyet qe: E ka bere drejtori i the? Kristaqi i pergjigjet se nuk i ka thene drejtori fare por une marr urdhera nga drejtori (debatojne ne telefon). Në datën 30 Tetor 2011 Moisiu ka folur me Mandin dhe ky i fundt i ka thënë që të nesërmen në orën 10 e kanë të mbyllur atë punë. Moisiu i është përgjigjur që ska problem se e pret.
Të nesërmen në datën 31 Tetor 2011 ora 09:07 Mandi i telefonon numrit 0674068452 të cilin e posedon një person që i therrasin Ymer, dhe gjatë bisedes Mandi i thotë Ymerit se e ka mbyllur punën dhe duhet bere pagesa. Për këtë ai i thotë këtij personi që të dërgojë njeri aty për të marrë paratë ose tia kalojë në bankë në llogarinë e tij, pasi ajo punë sipas Mandit duhej mbyllur atë ditë, pasi është bërë gati kartoni. Mandi i thotë se duhet bërë pagesa e faturës prej 30.000 (tridhjetë mijë) Lekësh se të tjerat i ka Mandi. Ymeri i kërkon me mesazh numrat e llogarisë ndërkohë që Mandi i thotë që do dërgojë një shok tjetër që quhet Kol Leku. Ymeri pranon, që të shkoje Koli.
Në orën 09:24 Mandi i telefonon Nr.0682099086 i cili njifet si Kolë Leku. Mandi i kërkon Kolës që të shkojë tek Ymeri në Labinot dhe ti thotë që e ka dërguar Mandi, dhe ymeri duhet ti japë 60.000 (gjashtë hjetë mijë) Lekë. Në bisede flitet 600.000 (gjashtëqind mijë) Lekë mandi I thotë Kolës, që ky I fundit ti thotë Ymerit që, Kola pasi ti marrë do I kaloje në bankë për Mandin.
Nga transkriptet rezulton se Kol Leku ka një karburant Euroil.
Në orën 09:44 Mandi ka folur përsëri me Ymerin dhe i ka thënë përsëri që do shkojë Kola dhe Ymeri tia japë të gjitha, ndërsa Ymeri i thotë që sia jep dot të gjitha pasi nuk ka. Të tijat pra pjesën e tij ai si ka, dhe do tia sjellë të nesërmen në Tiranë. Në orën 10:30 Mandi ka folur me Kolën dhe i kërkon që të shkojë mbasditë pasi ymeri ka vetëm 300 dhe në mbasditë i bën 60 (gjashtë dhjetë mijë) Ymeri. Ndërkohe mandi e sqaron kolën se ai ka vetëm 300 vetëm për pagesën e asaj.
Në orën 11:18 Mandi i telefonon Moisiut dhe e informon se është në pritje të atij plerës (Ymerit). Moisiu i thotë që ta mbylli sa më shpejt se i prêt dikush tjeter (shumat e lekeve). Sipas raportit te sherbimit date 16.09.2011 Kristaqi ka plotesuar ne nje lokal nje kualidim per taksine me targe TR 025 B. Kualidimi eshte bere ne menyre fiktive pa kryer proceduarat e duhura ligjore. Ne date 22.09.2011 sipas raportit te sherbimit Kristaqi ka plotesu nje kualidim per taksine me targe TR 437 C. Kualidimi eshte bere ne menyre fiktive pa kryer proceduarat e duhura ligjore.
HETEM BASHO
Ne date 18.10.2011
inspektoret Hetem Basho, Armand Xhika, Kristaq Thanasi dhe drejtori Mojsi Musabelliu kane shkuar me sherbim ne Elbasan dhe Perrenjas. Rruges Mandi Xhika i telefonon Mojsiut dhe i thote qe eshte bashke me Hetem Bashen te unaza e Elbasanit, te karburant Martini dhe se ata te "Martinit" nuk paguajne, sbejne dhe se keta po serdhe ti si drejtor nuk duan tja dine.Pas kesaj Mojsiun e merr ne telefon Hetemi dhe i thote perseri te kaloje nga Martini qe ti beje nje presion se nderkohe Hetemi u kishte thene punonjesve te karburant Martinit qe po vinte dhe drejtori. Sipas raportit te sherbimit rezulton se Mojsiu dhe Kristaqi qe ishin me makinen e Kristaqit te dy qendruan te karburant Martini ne unaze te Elbasanit dhe po shikonin distributoret shperndares te naftes dhe gazit. Me pas u nisen te gjithe se bashku ne Perrenjas dhe bene kualidimin e nje karburant Kastrati ne dalje te Perrenjasit. Ne kthim kane qendruar te lokal Franko perballe stadiumit dhe u takuan me tre persona.
Ne date 08.11.2011 Rolandi i ka telefonuar Armand Xhikes ne numrin e telefonit 0692069460 duke i thene qe ne ate pike para tre muajsh ka mbaruar pune shtetasi Hetem Basho (Tele) I Teles ai, i Teles, i ka marre Telja buken aty, e ka marre Telja para tre muajve buken aty). Landi pohon faktin qe ka qene ne ate karburant me Telen dhe Telja ka mbaruar pune.
ARMAND XHIKA
Në datën 28 Tetor 2011 Rolandi i telfonon Nr.067 20 28 698 i cili i përket shtetasit Armand Xhika me detyre Inspektor dega Tirane. Nder te tjera Rolandi i thote Mandit qe te shkoje te kontrolloje nje pike karburanti ne Yzberisht me pronar Luan Gjonin, sepse pas kontrollit pronari do ti respektonte. Gjithashtu Mandi i thote qe tu thoje dhe kolegeve te tij qe kur te kalojne te karburant Elda ne Ndroq qe te mos futen fare per kontroll atje pasi eshte miku i tyre i perbashket. Pas pak Rolandi e orjenton Mandin per te pika e Luanit dhe nderkohe merr dhe Luanin me nr. telefonit 0693067793 dhe i thote qe te takohen bashke me Mandin per ta orjentuar. Ne date 01.11.2011 Rolandi i telefonon nje shtetasi me nr. 0672036087 (dyshohet Armand Xhika) dhe i thote qe te kaloje ti beje presion atij byth... ne Ndroq se seshte kujtuar fare. Ne date 08.11.2011 Landi i kerkon perseri qe te shkoje ti beje presion atij te Ndroqit dhe nderkohe Mandi i thote qe e ke gati ate. Ne date 08.11.2011 Rolandi i ka telefonuar Armand Xhikes ne numrin e telefonit 0692069460 duke i thene qe ne ate pike para tre muajsh ka mbaruar pune shtetasi Hetem Basho (Tele) I Teles ai, i Teles, i ka marre Telja buken aty, e ka marre Telja para tre muajve buken aty). Landi pohon faktin qe ka qene ne ate karburant me Telen dhe Telja ka mbaruar pune.
ARMAND SHUAIPI
Ne date 03.10.2011 ora 14.27. Mojsiun e telefonon numri 0672962733 qe perdoret nga shtetasi Armand Shuaipi dhe ben nje bisede per nje shtetas nga Lushnja dhe nje nga Elbasani. Dyshohet se Armandi është një sekser që ka marrë dy porosi dhe më pas ia ka dhënë Moisiut. Moisiu e pyet që tia japi atij të Lushnjës në dorë apo tia japë Mandit dhe më pas ky i fundit tia japë atij të Lushnjës. Mandi i thot Moisiut që tia jepte ndërsa atë tjetrën që i bie pasaporta e kolaudimit për një subjekt në Elbasan tia dorëzoje Armandit. Armandi i kërkon Moisiut që ti krijojë një kontakt me Kristaqin dhe ta pyesë së sa është pagesa, behet fjalë për shumën që duhet të arkëtohet në shtet.
Në datën 04.10.2011 rreth orës 20:00 Kristaq Thanasi është takuar me Armand Shuaipin, sipas raportit të shërbimit të datës 04 Tetor 2011 tek lokal "Lejla" mbrapa Gjykatës së Lartë. Është parë që Kristaqi hapi një dosje dhe po diskutonte me Mandin në lidhje me disa dokumenta në dosje.
Në orën 20:27 Moisiu flet me Kristaqin dhe ky i fundit e pyet Moisiun tia jepte ato Armandit. Moisiu i thotë që tia japë dokumentacionin ndërkohë që Kristaqi informon drejtorin se Mandi nuk i kishte sjellë. Moisu i thotë që tia japë pa merak se Mandi i sjell ato. Dyshohet se behet fjalë për pasaportën e kolaudimit për subjektin e Elbasanit. Ndërkohë Kristaqi i nxjerr në telefon Moisiut, Mandin dhe Moisiu i thotë ti marrë ato pa problem dhe ti plotësojë të tjerat. Në datën 06.10.2011 në ora 19:41 Mandi flet me Kristaqin. Gjatë kësaj bisede Armando Shuaipi i thotë Kristaqit që të mos harronte librin (pasaportën e kolaudimit) ndërsa Kristaqi ia kthen se është libër i bukur. Kristaqi e pyet Armandon nëse ia ka sjellë ato, dhe biseda vazhdon dhe Armandi i thjotë se i ka sjellë abetare për çunin, leximin dhe po deshi ndonje stilolaps. Pas kësaj bisede, Asrmandi flet në telefon me Moisiun dhe i thotë që të mos bëhet merak se ska mbaruar punë me të gjitha, por do e mbarojë shumë shpejt.
AGRON DAMSI
Ne date 28.10.2011 shtetasi Agron Damsi me nr. 0672058382 flet me Kristaqin dhe i kerkon qe ti lere dy peshore qe kualidimin tua beje ai. Kristaqi i thote qe nuk ka ku to gjeje por i sygjeron qe te beje kualidimet e mishit. Agroni i thote qe do ndonje supermarket se ska lidhje me mishin se figuron keq mishi te ai. Kristaqi thote qe mos te shkruaje mish se nuk ke pune te shenosh dyqan mishi. (Agron Damsi eshte inspektor per mallrat e paketuara). Ne date 02.11.2011 Rolandi i ka telefonuar shtetasit Agron Damsi me nr. 0672058382 me detyre inspektor dega Tirane duke i thene qe te nesermen te shkonin ne Bubq te fabrika per kontroll. Te shkojne te turren. Sipas raportit te sherbimit te dates 03.11.2011 shtetasi Agron Damsi me mjetin e tij te punes TR 2987 S eshte takuar me Roland Celmeten ne fshatin Bubq dhe kane shkuar ne nje karburant ne hyrje te fshatit. Kontrolluan me sy pompat e karburantit dhe me pas u larguan. Me pas shkuan dhe ndaluan ne nje karburant ne afersi te kryqezimit te fshatit Likmetaj me fshatin Ishem. Dhe ketu ata kontrolluan pompat me sy. Ne oren 13.00 kane shkuar te nje karburant tjeter prane fshatit Murqim dhe ketu kontrolluan me sy pompat e karburantit. Me pas dhe ne nje karburant tjeter ngjitur me te.
DHURATA MERLIKA
Ne date 17.10.2011 shtetasi Dhurata Merlika me nr. 0672057701 flet me Moisiun dhe e njofton se ka marrë ankesa nga subjekte të ndryshëm se pikat të ndryshme karburanti ndër të cilat dy në Kruje japin sasi me pak (mangut) dhe se janë pa u kontrolluar fare. Sipas saj aty ka shkuar një ditë dhe Kristaq Thanasi dhe nuk i ka bërë dot. Gjithashtu nga biseda ajo e vë në dijeni drejtorin për faktin se këto pika kanë nga 4 (katër) vjet pa u kolauduar. Pas këtij momenti Dhurata është telefonuar nga Armand Xhika i cili e pyet se cfarë problemi ka konstatuar. Kjo bisede është bërë tre minuta pasi Dhurata ka mbyllur bisedën me drejtorin dhe dyshohet se ky i fundit ka komunikuar me Armandin dhe i ka bërë prezent shqetësimin e Dhuratës. Armandi i thotë që ka shkuar aty dhe nuk duan të paguajnë, ndërsa Dhurata i thotë që ka shkuar me Taqon (Kristaqin).
Vec kësaj janë vërejtur edhe një sere veprimesh të dyshimta nga kjo shtetase dhe me konkretisht në datën 04 Prill 2011 pranë subjektit Bar Kafe në pronësi të shtetasit Servet Vrapi në Rr. Siri Kodra ka vendosur një etiketë kolaudimi pa numër.
Po kështu nga verifikimet e bëra rezulton se pranë subjektit Bar Kafe "Kisas" në pronësi të shtetasit Pal Gjokaj, kjo shtetase ka kërkuar një shumë prej 1050 (njëmijë e pesëdhjetë) lekësh dhe nuk ka lënë as faturë , as etikete dhe dyshohet se nuk ka bërë kolaudim fare.
Në Rr. Siri Kodra në datën 04 Prill 2011 në supermatketin e shtetases Sanije (Aida) Xeka, ka vënë nje etikete të vitit 2010, pa datë dhe numër, pa faturë dhe mandat pagesë, nuk ka bërë asnjë veprim për kolaudimin e saj dhe i ka kërkuar subjektit një shumë prej 2040 (dymijë e dyzetë) Lekë.
MOISI MUSABELLIU
Në datën 20 Shtator 2011 ne oren 11.34 Kristaqi ka folur me Mojsiun dhe i ka thene se e ka thirrur Shaba, i cili eshte nje person qe ka nje karburant Martini afer Liqenit Artificial. Me pas Kristaqi eshte telefonuar nga Shaba dhe Shaba i ka thene a eshte takuar me Mojsiun. Ne date 22.10.2011 Kristaqi i ka telefonuar Mojsiut dhe i ka thene se Shaba e ka telefonuar disa here dhe Mojsiu i thote ta marre vete Drejtorin ne telefon. Kristaqi i thote qe te flasi ne telefon se pastaj vete dhe i merre vete pa problem. Mojsiu e adreson te Arta (dyshohet punonjese) dhe i thote ik merre aty dhe ti sherbejme shpejt.
Ne date 27.09.2011 ora 12.32 Kristaqit i telefonon Shaba perseri nga nr. telefonit 0682095832 dhe kane folur per nje pashaporte kualidimi per karburant Martinin. Ne oren 14.15 sipas raportit te sherbimit, Kristaqi ka dale nga zyra me nje leter te bardhe ne dore dhe nje libreze ngjyre blu ne dore e cila dyshohet se eshte pashaporta e karburantit. Personi tjeter qe dyshohet te jete Shaba pasi eshte takuar me Kristaqin, ky i fundit i ka dorezuar letren me librezen ngjyre blu. Personi i panjohur ka shkuar te karburant Martini.
Ne date 03.10.2011 ora 14.27. Mojsiun e telefonon numri 0672962733 qe perdoret nga shtetasi Armand Shuaipi dhe ben nje bisede per nje shtetas nga Lushnja dhe nje nga Elbasani. Dyshohet se Armandi është një sekser që ka marrë dy porosi dhe më pas ia ka dhënë Moisiut. Moisiu e pyet që tia japi atij të Lushnjës në dorë apo tia japë Mandit dhe më pas ky i fundit tia japë atij të Lushnjës. Mandi i thot Moisiut që tia jepte ndërsa atë tjetrën që i bie pasaporta e kolaudimit për një subjekt në Elbasan tia dorëzoje Armandit. Armandi i kërkon Moisiut që ti krijojë një kontakt me Kristaqin dhe ta pyesë së sa është pagesa, behet fjalë për shumën që duhet të arkëtohet në shtet.
Në datën 04.10.2011 rreth orës 20:00 Kristaq Thanasi është takuar me Armand Shuaipin, sipas raportit të shërbimit të datës 04 Tetor 2011 tek lokal "Lejla" mbrapa Gjykatës së Lartë. Është parë që Kristaqi hapi një dosje dhe po diskutonte me Mandin në lidhje me disa dokumenta në dosje.
Në orën 20:27 Moisiu flet me Kristaqin dhe ky i fundit e pyet Moisiun tia jepte ato Armandit. Moisiu i thotë që tia japë dokumentacionin ndërkohë që Kristaqi informon drejtorin se Mandi nuk i kishte sjellë. Moisu i thotë që tia japë pa merak se Mandi i sjell ato. Dyshohet se behet fjalë për pasaportën e kolaudimit për subjektin e Elbasanit. Ndërkohë Kristaqi i nxjerr në telefon Moisiut, Mandin dhe Moisiu i thotë ti marrë ato pa problem dhe ti plotësojë të tjerat.
Në datën 06.10.2011 në ora 19:41 Mandi flet me Kristaqin. Gjatë kësaj bisede Armando Shuaipi i thotë Kristaqit që të mos harronte librin (pasaportën e kolaudimit) ndërsa Kristaqi ia kthen se është libër i bukur. Kristaqi e pyet Armandon nëse ia ka sjellë ato, dhe beseda vazhdon dhe Armandi i thjotë se i ka sjellë abetare për cunin, leximin dhe po deshi ndonje stilolaps.
Pas kësaj bisede, Armandi flet në telefon me Moisiun dhe i thotë që të mos bëhet merak se ska mbaruar punë me të gjitha, por do e mbarojë shumë shpejt.
Ne date 10.10.2011 ne oren 15.14 Mojsiu telefonohet nga Kristaqi i cili i thote se i ka telefonuar Mira Ahmetaj dhe i ka thene qe si guzon qe ben kolaudime ne Fier dhe ne Lushnje. Kristaqi i ka thene Mires qe cpune ke ti se ai zbaton vetem urdhera ndersa Mojsiu i thote qe ska problem se e sqaron ai neser kete pune.
Ne date 18.10.2011 inspektoret Hetem Basho, Armand Xhika, Kristaq Thanasi dhe drejtori Mojsi Musabelliu kane shkuar me sherbim ne Elbasan dhe Perrenjas. Rruges Mandi Xhika i telefonon Mojsiut dhe i thote qe eshte bashke me Hetem Bashen te unaza e Elbasanit, te karburant Martini dhe se ata te martinit nuk paguajne, s'bejne dhe se keta po s'erdhe ti si drejtor nuk duan tja dine.Pas kesaj Mojsiun e merr ne telefon Hetemi dhe i thote perseri te kaloje nga Martini qe ti beje nje presion se nderkohe Hetemi u kishte thene punonjesve te karburant Martinit qe po vinte dhe drejtori. Sipas raportit te sherbimit rezulton se Mojsiu dhe Kristaqi qe ishin me makinen e Kristaqit te dy qendruan te karburant Martini ne unaze te Elbasanit dhe po shikonin distributoret shperndares te naftes dhe gazit. Me pas u nisen te gjithe se bashku ne Perrenjas dhe bene kualidimin e nje karburant Kastrati ne dalje te Perrenjasit. Ne kthim kane qendruar te lokal Franko perballe stadiumit dhe u takuan me tre persona.
SOKOL LAMI
Njëri nga këta persona që dyshohet si bashkëpunëtori kryesor i personit nën hetim Kristaq Thanasi në terren dhe në lidhje me subjektet është shtetasi Sokol Lami me detyrë shofer pranë këtij institucioni. Personi nën hetim Sokol Lami në bashkëpunim me personin tjeter nën hetim Kristaq Thanasi, kanë shkuar në subjekte të ndryshëm dhe u kanë lënë etiketa kolaudimi të vitit 2010 në shkëmbim të shumave prej 1500-2000 Lekë, duke u lënë dhe një mandat-pagesë. Në këto m,adate ata nuk kanë shkruar as emrat e tyre por kanë nëshkruar duke bërë një firmë thjesht shkaravinë. Një rast tjeter ku këta persona kanë kryer këtë veprimtari është në Rr Babë Rexha sot Rr. "Vace Zela" në subjektin Engjellushe Veizi ku këta persona dyshohet se kanë plotësuar një librezë të peshëmatjes kundrejt vlerës 2500 Lekë dhe nuk kanë lënë asnjë mandat pagesë, dhe as faturën tatimore. Një rast tjetër është në po këtë rrugë, në dyqanin në pronësi të shtetases Peme Fejzo, ku këta persona pasi janë prezantuar si inspektorë ku ata kanë kërkuar të njëjtën shumë për kolaudimin e peshores dhe nuk kanë lëshuar as faturë tatimore dhe as mandat pagese si dhe nuk kanë bërë asnjë veprim për kolaudimin e peshores në fjalë.
Të njëjtën gjë ata kanë bërë në të njëjtën rrugë në dyqanin e shtetases Afërdita Kalleshi ku ata në shkëmbim të shumës së parave të përmendura më sipër, nuk kanë bërë asnjë veprim për kolaudimin e peshores dhe kanë vënë në të një etiketë të paplotësuar. Pasi kjo shtetase ka ngulur këmbë për mandatin e pagesës dhe këta shtetas kanë hequr etiketën dhe kanë bërë një shënim në librezën përkatëse anullohet.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë