Transmetim direkt në 200 vende të botës dhe mbi 600 të akredituar, rekorde fitimi në derbin Milan-Inter

Transmetim direkt në 200 vende të botës dhe mbi 600 të akredituar, rekorde fitimi në derbin Milan-Inter

Tifozët e Milanit në derbin kundër Interit

Derbi i së dielës në “Seria A” mes Milanit dhe Interit do të thyejë çdo rekord në Itali përsa I përket fitimeve në një ndeshje. “Djalli”, që është edhe klubi organizator, do fitoj 5.7 mln euro nga biletat e shitura.

Do të jetë një “San Siro” sold-out, që me 5 shkurt rregjistroi shitjen më të madhe të biletave në një ditë, 10.655 bileta. Nga ky moment në shitje janë dhe afërsisht 1000 bileta, të gjithë në sektorin e miqve.

Sipas të dhënave që nxjerrin mediat italiane, në stadium të dielën do të jenë 4 mijë të huaj dhe mbi 590 ‘Milan Cbub’ të shpërndarë nëpër botë. Tifozët më të largët do të vojnë nga Bahrein.

Derbi do të ketë një shikueshmëri të jashtëzakonshme edhe në televizone. Do të ndiqet ‘live’ në 200 vende të botës, ndërkohë që tribuna e medias prej kohësh është ‘sold-out’. Janë akredituar gjithsej 600 persona, 260 prej të cilëve gazetarë, 60 fotografë dhe afërsisht 300 punonjës të prodhimit televiziv.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë