Transmetimi i futbollit shqiptar, FSHF hap garën për të drejtën televizive

Transmetimi i futbollit shqiptar, FSHF hap garën për të drejtën televizive

Foto ilustruese

Pak javë pasi Federata Shqiptare e Futbollit i hoqi të drejtën e transmetimit të futbollit shqiptar shoqërisë "Oversport", vetëm pas një sezoni edhe pse kontrata ishte 3-vjeçare, organi i futbollit në vend bën me dije se ka hapur garën për të gjitha televizionet e interesuara që duan të marrin të drejtën e transmetimit.

"Federata Shqiptare e Futbollit në bazë të procedurave dhe si pronare e të drejtës së transmetimit të veprimtarive sportive të organizuara prej saj, në bazë të nenit 35 të Ligjit 79/2017 kërkon të shesë të drejtën televizive për garat futbollistike, për territoret e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës se Kosovës për një periudhë 3-vjeçare", njofton FSHF

Federata jep edhe afatin prej një jave për kompanitë e interesuara, teksa dokumentacioni duhet të dorëzohet i plotë.

"FSHF ka çelur zyrtarisht garën për të drejtën televizive të kampionatit kategoria “Abissnet Superiore” si edhe fazës “Final 4”, Kategoria e Parë, si edhe të Kupës së Shqipërisë e Superkupës së Shqipërisë. Të gjithë të interesuarit duhet të paraqesin ofertën ose ofertat e tyre ekonomike shoqëruar me dokumentet e specifikuara në Aneksin Nr.1 brenda datës 28.07.2023 ora 15.00 pranë selisë së Federatës Shqiptare të Futbollit në Tiranë", thuhet në njoftim.

FSHF bën me dije se ofrimi i sinjalit do sigurohet nga institucioni, që duket se ka pajtuar tjetër kompani.

"Ofertat e paraqitura duhet të përfshijnë kuotimin bazuar vetëm për të drejtën e transmetimit, tatimin mbi vlerën e shtuar dhe dokumentet shoqëruese, duhet të jenë në formë origjinale ose kopje të noterizuara. Prodhimi dhe ofrimi i sinjalit ne formatin Full HD do të sigurohet nga FSHF dhe do t’i jepet transmetuesit fitues gati për transmetim. Mungesa e dokumenteve të kërkuara apo paraqitja e tyre pas afatit, përbën shkak për skualifikimin nga gara", mbyllet komunikimi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tifozi: 22/07/2023 17:15

    Kot lodheni te drejten televizive do ta fitoje ai qe i mbush xhepin Armando Dukes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'