Transparenca publike, PS nismë të re, dhe ndryshime ligjore! Komunikimi prioritet, më shumë akses në informacione

Tirane- Qeveria shqiptare po punon per te formuluar nje ambicje te re sa i perket Transparencës.

Qeveria shqiptare po punon për të formuluar një ambicje te re sa i perket TRANSPARENCES. Per me teper do te degjoni ne vijim. Kete hap duhet ta hedhim me guxim ne kete sesion parlamentar, pavaresisht temperatures politike qe do te vije duke u rritur, sa me shume qe iu afrohemi zgjedhjeve. Rasti i fundit i eksportit te mbetjeve te dyshuara si mbetje te rrezikshme eshte nje ilustrim i mire per kete. Nxjerrja e konkluzioneve dhe shpallja e fajtoreve pa pritur te thone fjalen e tyre institucionet qe po merren me investigimin nderkombetar si OLAF dhe ate te brendshem, pra prokuroria shqiptare, eshte rast tipik i politikes pa fakte, por me aludime spekulative. Nuk i vlen askujt kjo lloj politike" tha Niko Peleshi dje në fjalimin e parë të tij si kryetar i grupit parlamentar të PS-së në seancën e parë parlamentare të këtij sesioni të ri parlamentar.  

Deklarata e kreut të ri të Grupit Socialist Niko Peleshin bërë nga foltorja e parlamentit, në nisje të sesionit të ri plenar, për një nismë ambicioze të mazhorancës, erdhi fill një ditë pas retrat-it qeveritar në Dajt.

Mes direktivave të kryeministrit Rama ishte kryesorja ajo për një strategji të re komunikimi publik dhe ku kërkoi angazhim më të madh nga ekzekutivi e të gjitha strukturat e partisë.

Report tv mësoi se nisma e socialistëve synon t’i ofrojë qytetarëve akses më të madh e më të shpejt në informacione e të dhëna shtetërore duke rritur kështu transparencën publike të institucioneve shtetërore e rrjedhimit edhe llogaridhënien.

Me këtë nismë të re, e cila është ende e paqartë nëse do të marrë apo jo formën e një reforme të mirëfilltë, mazhoranca paralajmëron ndryshime ligjore në ligjin për të drejtën e informimimit, pasi burime i thanë Report Tv se kuadri ligjor funksionuar por tashmë nuk i përgjigjet ritmit dhe kërkesave të kohës për një qasje ndryshe në informacion.

Nismën e komentoi edhe ministri i ri i Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin në punimet e Komisionit të Veprimtarisë prodhuese, duke e cilësuar si një hap të madh drejt transparencës

“Edhe dje në fjalën e kryetarit të grupit parlamentar të PS sa i përket kësaj transparence, javët dhe muajt në vijim do të jenë një hap tjetër i madh. Shërbimet online janë një hap drejt transparencës” tha Balla. 

Në retreat-in qeveritar të drejtuar nga kryeministri Rama dy ditë më parë, komunikimit publik dhe strategjisë që duhet të ndjekin socialistët drejt zgjedhjeve të ardhshme parlamentare iu dedikua një sesion i posaçëm pune, i cili do të vijojë me një tjetër retreat, këtë herë mes deputetëve të grupit parlamentar.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë