Transplantet, Spahiu: Dhurimet e
organeve jo vetëm nga familjarët

Transplantet, Spahiu: Dhurimet e<br />organeve jo vetëm nga familjarët
Rritja me ritme të shpejta e sëmundjeve që kanë prekur popullatën e vendit tonë si dhe aksidentet e shumta me pasoja të rëndë kanë sjellë një domosdoshmëri edhe për rishikimin e ligjeve të transplantit në vendin tonë. Kërkesa për të përfshirë në listën e dhuruesve dhe persona jashtë trungut familjar është propozuar nga deputetja e mazhorancës Klodiana Spahiu.

Ne në ligjin tonë për transplantet e kemi që dhurimi kryhet vetëm nga familjarët, domethënë nuk pranohet dhurimi nga të tjerë. Ka ardhur ndoshta momenti që edhe ne ashtu si në vendet e tjera përreth nesh, ai që mund ta nënshkruajë një kontratë që në qoftë se ndodh një aksident është i gatshëm të dhurojë një organ kjo gjë duhet të realizohet,” tha Spahiu.

Ky propozim u bë në komisionin e shëndetësisë ku u diskutua edhe ratifikimi i marrëveshjes për trafikimin e organeve për të cilin zv/ministja e brendshme Elona Gjebrea tha se në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë rast.

“Në Shqipëri nuk ka pasur asnjë rast të tillë dhe në Europë përsëri janë raste shumë të pakta dhe sipas të gjitha informacioneve që ne kemi përfshirë edhe Policinë e Shtetit apo dhe një nga informacione që mund të na vijnë nga vendet partnere që ne kemi bashkëpunim,” u shpreh ajo.

Sipas Gjebreas buxheti i këtij viti për viktimat e trafikut është rritur ndjeshëm e se po krijohet edhe një strategji për të luftuar fenomenin e trafikimit të qënieve njerëzore.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë