Transporti i udhëtarëve
çfarë do të ndryshojë
Qeveria ka prezantuar dje strategjinë për rregullimin e sektorit të transportit ndërqytetës të udhëtarëve. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, prezantoi një plan të ri, duke theksuar se aktualisht shërbimi që ofrohet është shumë larg nga ajo cilësi që duhet të ofrohet.
TIRANE- Qeveria ka prezantuar dje strategjinë për rregullimin e sektorit të transportit ndërqytetës të udhëtarëve. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, prezantoi një plan të ri, duke theksuar se aktualisht shërbimi që ofrohet është shumë larg nga ajo cilësi që duhet të ofrohet.
Sipas ministrit, janë mbi 467 linja që operojnë sot në Shqipëri. Ka një mbivendosje të jashtëzakonshme të tyre. Kjo sjell shpenzime të mëdha të panevojshme. “Synimi i kësaj reforme është t’u ofrojmë qytetarëve një cilësi më të madhe të transportit ndërqytetas”, tha ministri Haxhinasto. Kjo mbivendosje, sipas itj, sjell shpenzime të mëdha të panevojshme, përpjekje për të mbijetuar në treg, mosfunksionim normal në aspektin e biznesit, konkurencë të pandershme, që pasqyrohet me evazion e paaftësi të operatorëve për të rinovuar parkun e tyre.
Kjo nënvizoi ministri, reflektohet tek cilësia e dobët e shërbimit që ofrohet për qytetarin
Edhe në aspektin e sigurisë rrugore, tha Haxhinasto, ekzistenca e kaq shumë linjave, e këtij kaosi, ka impaktin e vet. Sipas tij, “mosha” e automjeteve në qarkullim është rreth 20 vjet, çka do të thotë se nuk përmbushin as nivelet e cilësisë së komfortit dhe as të mjedisit.
“Edhe në detyrimet ndaj shtetit kjo situatë ka bërë që të ketë një evazion shumë të madh. Shifrat e biletave të deklaruara nga operatorët në krahasim me të dhënat e gjetura nga studimi i ministrisë së Transporteve janë te pa përputhura që do të thotë që janë të pa sakta dhe se kemi një aktivitet që nuk zhvillohet në përputhje me transparencën ekonomike,” theksoi ai.
Plani për transportin parashikon, sipas Haxhinastos, rregullimin e tregut me disa faza. Në fazën e parë është pikërisht koncepti i ri, i cili synon që tërësinë e linjave pa kriter, që ka Shqipëria, të stabilizohet me linja kryesore, linja ushqyese dhe linja ekspres.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4449
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09