Transporti jashtë standardeve, 
sekuestrohet 180 L qumësht e mish

Transporti jashtë standardeve, <br />sekuestrohet 180 L qumësht e mish
Tre subjekte u gjobitn dje nga drejtoria e AKU-së në Durrës, pasi janë gjetur në shkelje të ligjit për transportin e produkteve ushqimore.

Ndaj stabilimentit të tregtimit dhe të përpunimit të qumështit me emër ligjor Jorgji Mihani, u vendos një gjobë prej 100 mijë lekësh, bën me dije AKU, pasi të gjitha produktet që përpunonin dhe tregtonin nuk kishin etiketim.

Gjithashtu, u krye konfiskimi i një sasie prej 180 litra qumësht në një makinë transporti që tregtonte qumësht dhe bulmet, pasi produkti nuk ruhej në temperaturën e duhur, shoferi i automjetit nuk ishte i pajisur me librezën shëndetësore dhe vetë subjekti në emër të të cilit transportohej, nuk kishte nipt apo kod fermeri.

Është sekustruar gjithashtu, edhe një sasi prej 21 kg mish në një tjetër makinë transporti, pasi nuk kishte dokumentacion të rregullt dhe nuk ishte i regjistruar në organet tatimore.

“I gjithë aksioni i ndërmarrë nga DRAKU Durrës është mbështetur edhe nga Policia e Shtetit, ndërkohë që vetëm ditën e djelë, janë kontrolluar 18 automjete që transportonin produkte ushqimore, kryesisht me origjinë shtazore, ndërsa 15 kanë rezultuar Brenda parametrave të lejuara. aksione në akset hyrëse dhe dalëse, për sigurinë e transportit të produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe joshtazore, do të kryhen në të gjitha qarqet e vendit”, njofton AKU.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë