Ballkani Perëndimor është një rajon për të cilin jam jashtëzakonisht krenare –jo vetëm për shkak të historisë së përbashkët që ndajmë në atë rajon, por sepse Ballkani Perëndimor është një vend njerëzish të ngrohtë dhe bukurie të jashtëzakonshme natyrore.

Vendndodhja e tij strategjike mes BE-së dhe Azisë do të thotë që rajoni i Ballkanit Perëndimor ka potencial masiv. 

Ata që guxuan të ëndërronin dy apo tri dekada më parë kishin një vizion të qartë për vendin tim: një Slloveni të begatë që luan rolin e vet në botë, në ballë, duke udhëhequr me shembull në skenën evropiane.

Pak do ta kishin menduar që vetëm pas njëzet vjetësh pavarësi Sllovenia do të kishte vendin e saj në tryezë në Bruksel.

Megjithatë, sot ky është realitet. Sllovenia është pjesë e Eurozonës dhe ka një ekonomi të fortë në rritje. Ka në Shqipëringa ata që ndajnë të njëjtën ëndërr. Ka nga ata jashtë Shqipërisëqë e ndajnë gjithashtu këtë ëndërr dhe unë jam një nga ato që guxojnë të ëndërrojnë për një të ardhme të ndritur për Shqipërinë.

Jam e bindur se mënyra më e mirë për të sjellë paqe dhe begati në Shqipëriështë bashkëpunimi i ngushtë me vende të tjera në Ballkanin Perëndimor, si dhe me BE-në. Ashtu si BE-ja që e nisi jetën si një komunitet i qymyrit dhe çelikut, me bashkëpunim ndërkufitar, duke shtruar udhën për paqe dhe prosperitet, jam e bindur se mënyra më e mirë për Shqipërinëështë që të punojë së bashku me fqinjët më të afërt në sektorë me interestë përbashkët.

Përmirësimi i transportit është një sektor i tillë.

Sigurisht, për t’i përmirësuar gjërat për të gjithë rajonin duhen vendosur rregulla të qarta bazë. Unë e kuptoj qëhistoriakomplekse e këtij rajoni nënkupton se mund të jetë e vështirë të lihen mënjanë diferencat e së kaluarës.

Por nëse duam të përmirësojmë jetën e njerëzve të zakonshëm, kërkohen investime në lidhjet e transportit. Për të tërhequr investimete duhura për mbylljen e hendekut mes Ballkanit Perëndimordhe pjesës tjetër të Evropës, siguria dhe stabiliteti janë një parakusht.

Është po ashtu vendimtare që paratë në rajon të shpenzohen me mend. Kjo do të thotë përpjekje për të krijuar korridore ndërkufitare dhe zgjidhje ndërlidhjeje për t’i shërbyer gjithë rajonit.

BE-ja është e gatshme dhe dëshiron t’i mbështesë investimet në rajon dhe e ka bërë këtë prej kohësh. Një shembull i tillë është shuma prej 81.5 milionë € e siguruar për modernizimin e 34.5 km rrugë hekurudhore nga Tirana në Durrës.

Jam e lumtur qëSerbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria kanë vendosur të bashkohen dhe të bashkëpunojnë për të përmirësuar lidhjet e transportit brenda rajonit, si dhe me pjesën tjetër të Evropës.

Kjo manifestohet në nënshkrimin e atij që njihet si Traktati I Komunitetit të Transportit që po ndodh në Trieste këtë javë. Kjo krijon strukturën në mënyrë që rregullat dhe rregulloret e transportit të mund të standardizohen, duke u përputhur me standardet e BE-së, si dhe duke mundësuar ndërlidhje më të madhe dhe integrim me pjesën tjetër të rrjetit evropian të transportit. Investitorët privatë tërhiqen nga rajone që tregojnë shenja stabiliteti dhe sigurie – ky është një ndër aspektet më të rëndësishme të nënshkrimit të këtij traktati.

Përmirësimi i lidhjeve të transportit nënkupton që rajoni mund të eksportojë në tregje më të mëdha, të tërheqë investime të brendshme për sektorë të tjerë përveç transportit, si dhe të rrisë aktivitetin turistik, por përmirësimi i lidhjeve ndihmon gjithashtu për ta bërë pak më të lehtë jetën e përditshme të shqiptarëve.

Detyra për Ballkanin Perëndimor është e qartë dhe është e njëjta detyrë që BE-ja u zotua të ndërmerrte 60 vjet më parë: të ndërtojë shoqëri të forta të ndërvarura në kontinentin tonë, në mënyrë që lufta të mos jetë kurrë më një opsion në tryezë.

Për të pasur një paqe të qëndrueshme duhet të sigurojmë investimet e duhura. Unë shpresoj që transporti të mund të luajë rolin e vet dhe jam e frymëzuar nga ajo çka kam parë deri tani në një rajon kaq të dashur për mua.
 
Violeta Bulc  Komisionere Evropiane për Lëvizshmërinë dhe Transportin

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com