Transporti publik rrezikon të mbetet pa drejtues, 600 vakanca! Shoferi për Report Tv: Punoj edhe 16 orë në ditë

Transporti publik rrezikon të mbetet pa shoferë. Ky sektor aktualisht ka nevojë për 600 drejtues urbanësh, punën e të cilëve po e mbulojnë shoferët e mbetur.

“Para 5 ose 6 vitesh për një vend pune kishim 10 aplikime ndërsa sot që flasim kemi 10 vende të lira pune e vetëm 1 aplikant”, tha kreu i Shoqatës së Transportit, Dashnor Memaj.

Ndue Ceku ka 10 vite shofer në transportin publik dhe thotë se edhe pse e rrezikshmem është i detyruar të punojë deri në 16 orë në ditë pa ndërprerje për të mbuluar mungesat e kolegëve.

“Pakënaqësia është e madhe dhe për pagat dhe për orët e zgjatura të punës. Ne jemi të detyruar të punojmë me orë të zgjatura duke rrezikuar dhe veten dhe pasagjerin. Mund të bëhemi burim aksidenti. Orari më i zgjatur i punës që kam bërë ndonjëherë është 16 orë. Nga 6 e mëngjesit deri në 10 të darkës”, shprehet Ceku.

Për kushtet e pagat ai flet me rezerva. Ende nuk e di nëse do të mund të pushojë me familjen, ndërsa po e mendon edhe mundësinë e largimit nga puna.

“S’ka zëvendësues për pushime verore. Do reduktohen mjetet, do punohet me mjete më pak, të ik dikush të pushoj pastaj të vijnë ato dhe të ik dikush tjetër. E kam menduar disa herë të largohem jashtë Shqipërisë.”

Edhe përdoruesit e transportit urban kanë ankesa për kushtet, sidomos për mosndezjen e kondicinerëve në një kohë kur temperaturat hanë shumë të larta e shumica e urbanëve pa dritare.

“Është vapë, nuk i ndezin. Ku pyesin ata për temperatura?!”

“Kondicionerët ndizen me raste.”

Kreu i shoqatës së transportit Dashnor Memaj thotë se situata me mungesën e shoferëve mund të përkeqësohet ndaj propozon që paga t’u rritet deri në 90 mijë lekë neto, për të shmangur një krizë në sektorin e transportit publik.

“Shumë shoferë sot punojnë me orar më të gjatë. Shumë kompani nuk kanë shofer rezervë për të punuar në raste të veçanta dhe në raste festash, siç duhet ligjërisht të ketë. Në tërësi si sektor kemi nevojë për 1500 veta të punësuar siç janë serviset, faturinot etj. Duhet që të gjithë operatorët ta bëjnë rritjen e pagave në nivel 90 mijë lekë neto për 8 orë punë çdo shofer”, tha ai.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 08/07/2023 07:21

    Edhe shume taksistet i gjen ne pune me nga 2 turne (16ore) or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Druri: 08/07/2023 02:59

    Bëje me detyrim kush do patentë 5 vitet e para në sherbim të atdheut shofer falas pa rroge

    Përgjigju
  • [email protected]: 07/07/2023 22:54

    Kshu si po shkon puna ne Shqiperi do mbetemi pa drejtues vendi , se zdo kene ke te drejtojne e cfare te vjedhin

    Përgjigju
  • Barzay: 07/07/2023 21:58

    Un e di se 6 ore ne dite duhet te punojne.

    Përgjigju
  • asolingo: 07/07/2023 20:26

    Shoferi e ka te ndaluar te punoje 8 ore resht pa pushim dhe jo me 16 ore.

    Përgjigju
  • Fnfn: 07/07/2023 20:05

    Dhe pse ndodhin aksidente pastaj. Inspektoriati i punes ne gjume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite