Ministri i Transportit dhe Infrastukturës, Edmond Haxhinasto ka kërkuar marrjen e masave për hartimin e planeve të sigurisë në portet e vendit si dhe ndryshimin e tarifave portuale për t’i bërë të konkurueshëm portet tona me ato të rajonit.
 
Gjatë analizës vjetore të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, Haxhinasto është shprehur se aktualisht një ekip i ministrisë është duke bërë studimin e tarifave aktuale. Sipas tij nuk mundet që në portin e Durrësit të ketë tarifa prej 1000 euro më të larta se porti i Selanikut, pasi kështu porti më i madh i vendit nuk mund të jetë i konkurueshëm.
 
Ai preku edhe çështjen e sigurisë së porteve, duke deklaruar se duhet përmirësuar siguria pasi edhe vendi ynë nuk është i përjashtuar nga probleme që lidhen me trafiqet dhe terrorizmi. Ministri është shprehur se nuk do të ketë më traget 40-vjeçare që prekin ujërat tona. 

Në lidhje me operatorët që kryejnë shërbime të ndryshme në portet e vendit, kërkohet që ato të jenë në cilësi më të mira, pasi tashmë ka ardhur koha që kapacitetet e porteve tona të jenë as më pak e as më shumë të njëjta me ato italiane, shtoi numri një i kësaj ministrie që ka në varësi portet dhe drejtorinë e përgjithshme detare.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)