Shkodër- Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë Kufitare, në fshatin Kosan për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

I riu u kap teksa po transportonte 420 kg duhan të grirë - që dyshohet se e ka kontrabanduar nga Mali i Zi.

Sasia e duhanit dhe automjeti i 22-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 22 vjeç, banues në fshatin Rrapshë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Kosan, duke transportuar 420 kg duhan të grirë, që dyshohet se e ka kontrabanduar nga Mali i Zi. Sasia e duhanit dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.