Transportonin dhe strehonin emigrantë, Gjykata jep masat e sigurisë për 5 të arrestuarit, 4 në arrest shtëpie dhe 1 në burg! Po hetohet për trafikim të qytetarëve nga Bangladeshi

TIRANË- Një bazë e trafikimit të emigrantëve është zbuluar 2 ditë më parë në Tiranë ku koka të këtij grupi kriminal, ishin 2 motra, Drita Shehu, 55 vjeçe dhe  Sanije Shehi 64 vjeçe, pronare të hoteleve në zonën e Laprakës. Bashkë me dy dyja të shtunën u arrestuan edhe djali i Drita Shehut, Rigers Vejsiu si dhe Sterjo Gërmenjin, Anamaria Mihallarin.

Për të pestë të arrestuarit është marrë sot masa e arrestit nga Gjykata e Tiranës. Vetëm Rigers Vejsiu është lënë në burg për shkak se e ka të përsëritur veprën kriminale ndërsa të gjithë të tjerët janë në 'arrest shtëpie'. 

Gjatë seancës prokurori Elio Mazreku ka deklaruar se janë nisur hetime edhe për një linjë e cila dyshohet se trafikon qytetarë nga Bangladeshi të ciët jane rezident në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vijnë në Shqipëri. Në hostelin në Laprakë janë gjetur e edhe bangladeshas.

Sipas prokurorisë ata, me kontrata fiktive, synojnë vendet e Bashkimit Evropian. Një bashkëpunëtor i drejtësisë ka zbuluar itinerarin e trafikut

Sipas prokurorit Elio Mazreku është konstatuar një numër shtetasish nga Bangladeshi të cilët vijnë në Shqipëri nga Emiratet e Bashkuara. Janë të ligjshëm me qëndrim në Shqipëri por destinacioni i tyre nga hetimet nuk ka rezultuar puna këtu por largimi ilegalisht në vende e BE-së.

Report Tv ka zbardhur skemën e plotë se si funksiononte ky grup. Në funksion zbatoheshin 2 plane të mirëorganizuara, një për emigrantët që hynin në Shqipëri ilegalisht dhe një tjetër për emigrantë që vinin në vendin tonë si turistë të rregullt apo me leje pune. Qëllimi ishte destinacioni final drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Skema e trafikimit për emigrantët që hynin pa dokumente në Shqipëri

Ky grup në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjetet e tyre private kundrejt parave, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptario-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës. Emigrantët e paligjshëm pasi strehoheshin në hotelet 2 motrave në zonën e Laprakës, këto 2 të fundit bënin organizimin e tyre në bashkëpunim me djalin e Drita Shehut, Rigels Vejsiu dhe më pas nisjen e tyre kundrejt pagesës, në drejtim të Kukësit me qëllim kalimin e tyre në Kosovë, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Skema për emigrantët që hynin me si turist apo për punë

Përveç trafikimit të emigrantëve të parregullt, ky grup kishte organizuar edhe një linjë tjetër trafikimi të shtetasve të huaj që hynin me dokumentacion të rregullt në vendin tonë për qëllime turistike apo punë me leje qëndrimi, të cilët pasi hynin në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit, ato organizonin punën për trafikimin e këtyre.Kjo skemë kriminale ka funksionuar prej disa vitesh duke bërë të mundur trafikimin e një numri të konsiderueshëm emigrant të paligjshëm dhe personave që hynin në vendin tonë me dokumentacion të rregullt.

Bashkëpunëtorë të 2 motrave ishin edhe Sterjo Germenji, 26 vjeç, Anamaria Mihallari, të cilët tՠ premten, në hyrje të Tiranës u kapën në 2 makina duke 4 trafikuar emigrantë të paligjshëm. Ato e kishin menduar me detaje edhe planin se si rruga e tyre të ishte "e hapur", pa shqetësimin e policëve. për këtë u vinin në ndihmë D. N., dhe V. M, të cilët udhëtonin me një makinë përpara me qëllim me qëllim kontrollin e rrugës.

Rezultatet e operacionit 'COMPLEX'

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan dy motrat Drita Shehu, 55 vjeçe, Sanije Shehi, 64 vjeçe, Rigers Vejsiu, 26 vjeç (djali i Dritës), dy shoferët Sterjo Germenji, 26 vjeç, Anamaria Mihallari, 24 vjeçe.  Sekuestrohen 72 pasaporta, 37 patenta, 2 ID, makina dhe lekë. Rigers Vejsiu është arrestuar në 2020 për trafik emigrantësh të paligjshëm dhe për vjedhje të parvazeve metalike dhe kangjella rrethuese për t’i shitur për skrap në pikat e grumbullimit. 

1630925026_1630922806complex.jpeg

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/09/2021 23:23

    /Ferit/,dallimi midis nje bangladeshasi dhe nje afgani eshte se i pari eshte thjesht EMIGRANT I PALIGJSHEM, qe largohet nga vendi i tij( qe eshte i varfer,por ne paqe) drejt nje vendi tjeter,per nje jete me te mire;kurse i dyti eshte REFUGJAT,qe largohet nga vendi i tij (qe mund te jete i varfer,ose i pasur,por ne gjendje lufte,ose ne gjendje diktati ku te drejtat humane jane vene ne pikepyetje,ose shkelur,duke shkaktuar persekutime te individeve e deri humbje jete)Ne rastin e dyte,te gjitha kushtet dhe ndalesat qe vihen per Emigrantin ekonomik,rezohen,ose behen pa vlere per Refugjatin e luftes ose Emigrantin politik,pra afganit i hapen dyert e kufirit dhe ndihmohet,pasi largimi i tij eshte i justifikuar dhe i mirekuptuar.Emigrant ekonomik mund te jete nje bangladeshas,por dhe nje shqipo.Emigrant politik mund te quash p.sh nje qe largohet nga regjimi i Lukashenkos,ose nga Kina( vetem kundershtaret politike),refugjate jane p.sh afganet e sotem,ose francezet gjate LIIB kur tentonin te largoheshin nga regjimi i Vishise.Sa per trafik ,sigurisht qe kemi te bejme,pasi eshte i mireorganizuar me (X) person qe i pret,(Y) person qe i percjell e i tranporton,behet kundrejt pageses,pra kemi shfrytezim dhe aq me teper qe njohin e abuzojne dhe mashtrojne me sistemin e vizave e leje qendrimeve.

    Përgjigju
  • Ferit: 06/09/2021 11:34

    Nuk quhet trafik o ctu tu themi. Vijne ligjerisht por largohen jo ligjerisht. Trafiku kerkon qe personi te shfrytezohet, te merret jo me deshiren e tij. Aktiviteti ketu eshte tipik i ndihmes per kalim te paligjshem te kufirit. Nje pyetje per redaksine? Ku eshte dallimi mes ketyre refugjateve dhe atyre afgane? Te paret largohen nga vendi i tyre me shpenzimet dhe transportin e tyre, te dytet me ate te SHBA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE